Chelsea thyhet në shtëpi në ndeshjet e 'Boxing Day', Ancelotti debuton me fitore te Everton

Chelsea thyhet në shtëpi në ndeshjet e 'Boxing Day', Ancelotti debuton me fitore te Everton

‘Boxing Day’ në Premier League, ose dita e ndeshjeve pas Krishtlindjeve, ka prodhuar rezultate mjaft surprizë. Chelsea pak ditë pas fitores me Tottenham është mposhtur në Londër me rezultatin 0-2 nga Southampton, që ka marrë një trepikësh mjaft të rëndësishëm për mbijetesë. Në Stamford Bridge golat u shënuan në dy fraksione të ndryshme të lojës. Në pjesën e parë të besuarit e Lapmpard i ndëshkoi Obafemi, ndërsa në fraksionin e dytë të lojës realizoi Redmond.

Ndërkohë te fitoret pas humbjes me Chelsea-n është rikthyer Tottenham, skuadra e drejtuar nga Mourinho. ‘Spursat’ në ndeshjen e sotme kanë fituar 2-1 me përmbysje në Londër kundër Brighton. Të parët në avantazh kaluan miqtë me golin e Ëebster, ndërsa ‘gjelat’ përmbysën falë Kane dhe Dele Alli.

Me barazim ka nisur aventura e Mikel Arteta-s te Arsenal pasi ‘topçinjtë’ nuk kanë shkuar më shumë se rezultati 1-1 në ndeshjen kundër Bournmouth. Fillimisht realizuan vendasit me Gosling, ndërsa për Arsenal barazoi Aubameyang.

Ndërkaq me fat ka qenë Anchelotti në ndeshjen debutuese me Everton. ‘Toffies’ kanë marrë tre pikët falë rezultatit 1-0 që erdhi si pasojë e golit të realizuar nga Calvert-Leëin 10 minuta para fundit të lojës.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Nga ulja 30% e taksës mbi ndërtesën, pezullimi i financimit të inceneatorit, Teliti prezanton 27 amendimet e PD për buxhetin e Tiranës

Nga ulja 30% e taksës mbi ndërtesën, pezullimi i financimit të inceneatorit, Teliti prezanton 27 amendimet e PD për buxhetin e Tiranës