Christina Aguilera po
shijon shtatëzëninë e dytë

Christina Aguilera po<br />shijon shtatëzëninë e dytë
Christina Aguilera ka dalë shëtitje gjatë ditës së djeshme me të dashurin e saj Matt Rutler.

Christina është shtatëzënë dhe po pret fëmijën e saj të dytë, që do të jetë një motër për djalin Max nga martesa me ish-bashkëshortin Jordan Bratman.

Çifti janë fotografuar duke zbritur shkallët teksa i dashuri i ka kapur dorën për t’i ardhur në ndihmë.

christina aguilera

Këngëtarja ka veshur një fustan të zi i cili i tregon barkun e rritur dhe një xhaketë xhins me krahë të përveshura.

Ajo nuk ka harruar as aksesorët e vetëmbrojtjes nga temperatura e lartë, një kapele të bardhë dhe syzet e diellit me xhama të zi.

Gjatë sezonit The Voice po e zëvendëson Gwen Stefani dhe Christina do të rikthehet gjatë sezonit të 8.

Të dy jetojnë së bashku në “Mulholland Estates” një shtëpi luksoze që këngëtarja e bleu vitin e kaluar 10 milionë dollarë.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)