Ekstremistët islamikë të Irakut dhe Levantit përllogaritet të jenë rreth 31 mijë luftëtarë, pothuaj 3-fish më tepër nga ç’mendohej deri më tani. Kjo thuhet në një shqyrtim të ri të raporteve të inteligjencës amerikane, nga situata e studiuar nga muaji maj deri në gusht.
Rishikimi i kapaciteteve ushtarake të ISIS vjen një ditë pasi presidenti Barack Obama paraqiti një plan për dëgradimin dhe shkatërrimin e ISIS, me mbështetjen e forcave aleate. Për herë të parë, ai autorizoi sulme në Siri, të cilat po kundërshtohen fort nga qeveria dhe populli sirian.
Aktualisht, sekretari amerikan i shtetit, John Kerry po viziton Lindjen e Mesme për të kërkuar mbështetje për veprime kundër shtetit islamik të Irakut dhe Levantit. Gjithashtu një ditë më parë, 10 vende arabe ranë dakord për të ndihmuar SHBA-në në luftë kundër ISIS. SHBA ka ndërmarrë deri më tani 150 sulme ajrore si dhe ka dërguar qindra këshilltarë për të ndihmuar qeverinë e Irakut dhe forcave kurde.
Vende të tjera, duke përfshirë dhe Mbretërinë e bashkuar, kanë kontribuar me ndihma humanitare për irakenët e zhvendosur. Ndërsa, Turqia, vend anëtar i NATO-s, refuzoi të nënshkruajë një deklaratë për t’u bashkuar me SHBA-në në luftë kundër ISIS. Për këtë, sekretari Kerry ka planifikuar të kryejë një vizitë sot në Turqi, në përpjekje për të siguruar më shumë bashkëpunim nga qeveria.
Redaksia Online
(e.n/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com