'Ciceron', aktivitet e kulturs që mund të ndiqni sot

Art, kulturë dhe spektakël, në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me ngjarjet që mund të ndiqni gjatë ditës.

1.            Në kuadër të 79-vjetorit të lindjes së tij, prezantohet sot në orën 11.00 në Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit vepra e plotë e shkrimtarit Fatos Kongoli, përballë kritikëve dhe studiuesve të letërsisë.

2.            Cikli i  leksioneve për trashëgiminë në Muzeu Historik vijon sot në orën 11.00 me një bisedë me ikonografin Herald Pojani.

3.            Nga sot do të shfaqet në të gjitha kinematë filmi "Policë për kokë" me regji të Aldo Markut e aktorë protagonistë Nik Xhelilajn e Olsi Bylykun.

4.            Do të vijojë të shfaqet deri në 15 janar në orën 19.00 në Teatrin Kombëtar,  komedia angleze "Të prezantoj babain" me regji të Adelina Muçës, produksion i teatrit "Aleksandër Moisiu".

5.            Pret vizitorët deri në 18 janar në galerinë “Fab” ekspozita “Ballo me maska” e piktorit Ilir Bala.

6.            “Aventurat e Maceve të Egra” me regji të Elona Hysit e producente Klea Hutan, do të shfaqet deri në datë 15 janar në orën 19.00 , në skenën e Teatrit Eksperimental.

7.            E frymëzuar nga arti i fotografisë së Robert Frank, ekspozita "Amerikanët" e artistit Fate Velaj pret vizitorët në COD në Kryeministri deri në 31 janar.

8.            Me punime të realizuara midis viteve 2015-2022, ku shtron pyetje ekzistenciale, duke përfshirë edhe aspekte personale, artistja Blerina Muça mban deri në 30 janar në galerinë "Zeta" ekspozitën “Diçka nuk shkon”.

G.MO/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Pjesë e një ekipi, Felipe Melo s'kursehet për Dani Alves e Robinho: Duhet të jenë në burg

Pjesë e një ekipi, Felipe Melo s'kursehet për Dani Alves e Robinho: Duhet të jenë në burg