Do të jetë e çelur deri në 28 janar ekspozita e artistit Arben Golemi “Pemët dhe qyteti” në galerinë e artit “Golemi”.

Mbahet sot në orën 11.00 në Akademinë e Shkencave mbledhja e parë e redaksisë qendrore të projektit shkencor ndërqeveritar dhe ndërakademik “Enciklopedia shqiptare”  .

E frymëzuar nga arti i fotografisë së Robert Frank, ekspozita "Amerikanët" e artistit Fate Velaj pret vizitorët në COD në Kryeministri deri në 31 janar.

Me punime të realizuara midis viteve 2015-2022, ku shtron pyetje ekzistenciale, duke përfshirë edhe aspekte personale, artistja Blerina Muça mban deri në 30 janar në galerinë "Zeta" ekspozitën “Diçka nuk shkon”.

Me 45 riprodhime të tablove të përzgjedhura, pret vizitorët në Muzeun Historik ekspozita “Shqipëria dhe shqiptarët në tablotë e autorëve evropianë të shekullit XIX”.

Vijon të jetë e hapur deri në 20 janar  në hapësirën e “Harabel” ekspozita fotografike, “Rrënjët italiane", me imazhe nga alpinizmi e ndryshimet klimatike në botë, e kulturën malore vendase të fotografuar nga Fation Plaku.

Me emra të spikatur të artit pamore, e larmishmëri zhanresh, ekspozita Kombëtare Salloni i Vjeshtës “E kuqja” me kuratorë Oltsen Gripshin dhe Naim Spahiun, pret vizitorët në Galerinë e Artit në Shkodër deri në 22 janar.

Vijon të qëndrojë e hapur në galerinë e artit “Edëard Lear”  në Berat ekspozita “Lear” me 15 artistë të qytetit, e disa prej veprave të tyre më të fundit.