Për prodhimet e ish-Kinostudios dhe Kinemanë në Diktaturë, mbahet sot
në orën 18.00 “Tek Bunkeri” në Tiranë, një bisedë me studiuesin Julian Bejko, autor i dy vëllimeve të studimit “Shoqëria e kinemasë”.
Galeria e Artit Tiranë, e çel sezonin për këtë vit me ekspozitën e “Festivalit Ndërkomvëtar të Posterit në Prishtinë”, në edicionin e dytë të tij.
Mbahet nesër në orën 19.00 në Teatrin e Operas shfaqja “4 Stinët” e Vivaldit me koreografinë e Blerina Arbanës dhe nxënësit e Shkollës së Baletit.
Me materiale eksluzive të Kinematekës së Malit të zi, dhe të Arkivit tonë të Filmit, ku mbahet edhe premiera në vend katër kineastë të rinj kanë përgatitur shfaqjen “Jehonë” që do të jepet nesër në orën 14.00
Promovohet sot në orën 18.00 në teatrin “Aleksandër Moisiu” në Durrës libri i shkrimtarit Bashkim Hoxha “Asnjëherë të martën”.
E frymëzuar nga arti i fotografisë së Robert Frank, ekspozita "Amerikanët" e artistit Fate Velaj me fotografi nga udhëtimi i tij, pret vizitorët në COD në Kryeministri deri në 31 janar.
Me punime të realizuara gjatë dekadës së fundit, ku shtron pyetje ekzistenciale, duke përfshirë edhe aspekte personale, artistja Blerina Muça mban deri në 30 janar në galerinë "Zeta" ekspozitën “Diçka nuk shkon”.
Me 45 riprodhime të tablove të përzgjedhura, pret vizitorët në Muzeun Historik ekspozita “Shqipëria dhe shqiptarët në tablotë e autorëve evropianë të shekullit XIX”.
Vijon të jetë e hapur deri në 20 janar në hapësirën e “Harabel” ekspozita fotografike, “Rrënjët italiane", me imazhe nga alpinizmi e ndryshimet klimatike në botë. Në të, kulturën malore vendase e fotografon Fation Plaku.
Me emra të spikatur të artit pamore, e larmishmëri zhanresh, ekspozita Kombëtare Salloni i Vjeshtës “E kuqja” me kuratorë Oltsen Gripshin dhe Naim Spahiun, pret vizitorët në Galerinë e Artit në Shkodër deri në 22 janar.