Me recitimin e Reshat Arbanës, koreografinë e mbesës së tij, Blerinës e artistët e rinj të Shkollës së Baletit, mbahet sot në orën 19.00 në Teatrin e Operas shfaqja e baletit “4 Stinët” e Vivaldit.
Me materiale eksluzive të Kinematekës së Malit të zi, dhe të Arkivit tonë të Filmit, ku mbahet edhe premiera në vend, katër kineastë të rinj kanë përgatitur shfaqjen “Jehonë” , me filma me metrazh të shkurtër që do të jepen sot në orën 14.00 .
Ekspozita e “Festivalit Ndërkombëtar të Posterit në Prishtinë”, në këtë edicion të dytë, është zhvendosur në Galerinë e Artit Tiranë, ku do të qëndrojë e hapur deri në fund të këtij muaji.
Një teatër i ndërtuar në bazë të interakivitetit me spektatorin, si risi në skenën tonë. Regjisori Armand Bora, vë nga nesër deri të dielën në orën 19.00 në skenën e “Eksperimentalit” shfaqjen ‘Luba’ me autor Ylljet Aliçkën.
Shfaqja “Edmond” me regji të çiftit Andia Xhunga e Indrit Çobani, rikthehet nga nesër deri të dielën në orën 19.00 në skenën e Teatrit Kombëtar, me një kast të përzgjedhur aktorësh.
Pas vënies së Dritan Boriçit në Bylis, në teatrin “Petro Marko” në Vlorë, nga nesër në orën 19.00 vihet shfaqja ‘Profesionisti’, me regji të Leka Bungos e pjesëmarrjen e aktorit Viktor Zhusti.