“CICERON”, aktivitetet e kulturës që mund të ndiqni sot (VIDEO)

“Artisti i Popullit”, Luftar Paja, mbajti sot në orën 10.00 një rrëfim mes jetës e karrierës artistike, në Qendrën për Hapje dhe Dialog në Kryeministri, në kuadër të ciklit “Personazhe në fokus”.

Rikthehet nga sot deri të dielën në orën 19.00 në Teatrin “Eksperimental” komedia “Dita më e bukur” me regji të Ledio Topallit.

Të endesh në mendime e në kohë, e frutin e imazheve ta jetësosh në telajo. Është ky koncepti i artistes suedeze Susanne Lund Pangrazio, ekspozita e së cilës “Nëpër shkorret”, qëndron e hapur për vizitorët deri në 18 shkurt në Galeri 70, në Tiranë.

Ekspozita e “Festivalit Ndërkombëtar të Posterit në Prishtinë”, në këtë edicion të dytë, është zhvendosur në Galerinë e Artit Tiranë, ku do të qëndrojë e hapur deri në fund të këtij muaji.

Me punime të realizuara gjatë dekadës së fundit, ku shtron pyetje ekzistenciale, duke përfshirë edhe aspekte personale, artistja Blerina Muça mban deri në 30 janar në galerinë "Zeta" ekspozitën “Diçka nuk shkon”.

E frymëzuar nga arti i fotografisë së Robert Frank, ekspozita "Amerikanët" e artistit Fate Velaj pret vizitorët në Qendrën për Hapje dhe Dialog në Kryeministri deri në 31 janar.

Çelet nesër në orën 18.30 në Galerinë e Arteve Shkodër ekspozitanë në skulpturë Bric(k)olage e artistit Guri Çavadarbasha me kurator Zef Pacin.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në Kosovë/ Deputeti i LDK-së: Kurti ka blerë 582 milionë € energji në bashkëpunim me kompani serbe! Në dialogun me Serbinë sillet si ‘one man show'

Zgjedhjet në Kosovë/ Deputeti i LDK-së: Kurti ka blerë 582 milionë € energji në bashkëpunim me kompani serbe! Në dialogun me Serbinë sillet si ‘one man show'