‘Ciceron’/ Aktivitetet e kulturës që mund të ndiqni sot

“Mendje të bukura shpirtëra të lirë” me regji të Suela Bakos e autore Rovena Rrozhanin, sjell sot në orën 18.00 tek ‘Artet’, përmes zërit të të rinjve, Sabiha Kasimatin, Rosalind Franklin dhe Marie Curie.

Mbahet sot në orën 19.00 në teatrin “Metropol” një mbrëmje letraro-muzikore në kujtim të Holokaustit, me pjesëmarrjen e aktores Ema Andrea dhe kitaristit Denis Bizhga.

Akademia e Shkencave mban sot në orën 11.00 konferencë shkencore mbi ekspeditat e kërkimet në Bylis gjatë vitit që lam pas.

Klubi i Librit Tiranë , mban sot në orën 18.30 pranë Qendrës Stefan një diskutim të hapur mbi romanin ‘1984’ të George Orëell me përkthyesin Sokol Çunga.

Sekrete që dalin në dritë në materntitet, humor, e ngjarje të befasishme, e rikthyer në teatrin "Eksperimental", komedia franceze "Dita më e bukur" me regji të Ledio Topallit, vijon deri të dielën në orën 19.00.

Ekspozita "Plein Air" shënon edicionin e tetë, vepra të emrave të afirmuar të artit pamor presin vizitorët në Muzeun Historik.

E konsideruar si komedia e vitit në Angli, shfaqja “Çifti” mbahet sot në orën 19.00 në Teatrin Kombëtar me aktorët Olta Daku dhe Arben Derhemi.

Qëndron e hapur në Galerinë e Arteve Shkodër ekspozita në  skulpturë Bric(k)olage e artistit Guri Çavadarbasha me kurator Zef Pacin.

Do të shfaqet sot në orën 18.00 në ambientet Europe Houëse në Tiranë filmi “Kthim në atdhe”

Në Galerinë e Artit të qytetit, qëndron e hapur ekspozita “Ngjyrat e Dimrit në Pogradec”, me pjesëmarrjen e 12 artistëve, pjesë e Kolonisë Ndërkombëtare të Artit Viziv, nga trevat shqiptare edhe Egjipti.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale