‘Ciceron’/ Aktivitetet e kulturës që mund të ndiqni sot (VIDEO)

Vijon edhe sot e nesër në orën 19.00 në skenën e Teatrit Kombëtar  shfaqja “Shtëpiakë të dëshpëruar” me Artan Imamin në rol të dyfishtë si aktor e regjisor, si dhe interpretim të Indrit Çobanit e Gentian Zenelajt.

Akademia e Shkencave mbajti gjatë paradites së sotme mbledhjen vjetore të Asamblesë, ku shqyrtoi realizimet dhe objektivat për vitin 2023.

Pret vizitorët në Galerinë e Artit Tiranë ekspozita “My space” me punët e  disa artistëve të rinj nga Shqipëria e Kosova.

Qëndron e hapur në galeritë “Harabel” dhe “Fab” ekspozita “Piçolo mare” me punët e artistëve të rinj më të mirë nga vendi dhe Italia.

Një debat unik, mes pjesëmarrësve e librave njerëzorë, për krimet e diktaturës mbahet nesër në orën 18.00 Tek Bunkeri në Tiranë.

Pret vizitorët  deri në 7 shkurt në Galerinë e Arteve Shkodër ekspozita në  skulpturë Bric(k)olage e artistit Guri Çavadarbasha me kurator Zef Pacin.

Muzeu Historik çel nesër në orën 11.00 një ekspozitë  dedikuar 555-vjetorit të vdekjes së Skënderbeut.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm