Nga Bedri Blloshmi te Simon Mirakaj, katër personazhe vihen sot në orën 18.00 Tek Bunkeri në Tiranë, përballë publikut, si libra njerëzor, për të dëshmuar në vetë të parë, krimet e sistemit komunist.
Faksimile, gravuara e portrete, çelet sot në orën 11.00 në Muzeun Historik një ekspozitë që e sheh Gjergj Kastriotin, si kalorësin e lirisë së shqiptarëve, në kuadër të 555-vjetorit e vdekjes së heroit.
Punët më të mira të studentëve të arteve të bukura në Itali dhe të artistëve të rinj vendas, bashkohen në ekspozitën “Piccolo mare” në galeritë “Harabel” dhe “Fab”.
Promovohen sot në orën 18.30 pranë bibliotekës së Institutit Italian romanet e shkrimtarit Giuseppe Monforte, “Heshtja” dhe “Në duart e askujt”.
Humor e situata të rrëfyera në çift, vijon edhe sot në orën 19.00 në skenën e Teatrit Kombëtar shfaqja “Shtëpiakë të dëshpëruar” me Artan Imamin në rol të dyfishtë si aktor e regjisor, si dhe interpretim të Indrit Çobanit e Gentian Zenelajt.
Punë të përzgjedhura të artistëve të rinj nga Shqipëria e Kosova, presin vizitorët në Galerinë e Artit Tiranë në ekspozitën “My space” .
Qendra Rinore Sebastia në Laç, mban sot në orën 16.00 një takim me ekspertë të Europa Nostras dhe vendas për rrugët e shpëtimit të Urës së Zogut.
Ekspozita në skulpturë Bric(k)olage e artistit Guri Çavadarbasha me kurator Zef Pacin shënon sot ditën e fundit në Galerinë e Arteve Shkodër.
SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?
-
Mirë
23.1%
-
Keq
63.2%
-
Nuk e di
13.6%
Vota total: 661
Lajme të tjera
-
‘Vendit i këndoj’, këngëtarët më në zë në Opera! Festivali i Shqiptar i Dancit, Blenard Azizaj në Elbasan! ‘Zbulimi’, me Salsano Rrapin në Bylis
24 Prill, 11:15
-
Koncert tek 'Artet' me veprat e studentit Erli Lila! Festivali, 'Ismail Qemali' në ArTurbina me shfaqje! 'Indian Party' pranë Komunës së Parisit
23 Prill, 14:38
-
Solistët e Filarmonisë së Vjenës e Berlinit në Tiranë! Julian Bulku tek 'Eksperimentali'! Festivali 'Alba', Në Opera muzikë baroke! Olen Cesari, nis koncerti
18 Prill, 12:26
-
Shkolla ‘Aleks Buda’, shfaqje në Teatrin Kombëtar! Orkestra e RTSH në Katedralen Ortodokse! Në ‘Milenium’, ‘Rapito’ nga Bellocchio! ‘Big Band’, jazz tek ‘Artet’!
17 Prill, 13:15
-
Nis Festivali Teatror i Shkollave të Mesme të Tiranës! Tek ‘Agimi’ dokumentari ‘Dekadenti nr.2419’! Në Durrës ‘Trashëgimia përmes shqisave’
16 Prill, 11:27
-
Kinemaja italiane në Tiranë, sot ‘Grazie ragazzi’! Olgi Rahmani e Bashkim Kupi, koncert tek ‘Artet’! 100-vjetori i koncertit të parë të një orkestre filarmonike në vend
15 Prill, 10:25
-
Buron Kaceli me ekspozitë në GAT! Nga ‘Biznesmeni’ tek ‘Dashuritë e Presidentit’, shfaqjet në Tiranë! ‘Pranverë me kangë’ në Shkodër!
12 Prill, 11:08
-
‘Dashuritë e Presidentit’ në Teatrin Eksperimental! ‘La Boheme’ në Opera! Koncert operistik në Durrës
11 Prill, 12:04
-
‘Mizantropi’ i Molierit nga studentët e regjisë tek ‘Artet’! ‘Artizanati sot’ në Muzeun Etnografik të Elbasanit! Nga nesër teatrot me shfaqje
10 Prill, 11:16
-
Dita ndërkombëtare e romëve, filma dhe ekspozita: ‘Mbivendosje’ nga Ferdinant Koçi! Në Shtëpinë e Europës filmi ‘20 ditë në Mariupol’
8 Prill, 11:56
-
‘Perëndimi i vesës’ i Shkëlzen Zallit, bashkëshortja: Dedikim! Liceu i Korçës në dokumente! ‘Ne jemi drita’, fitues i çmimit Europian të Letërsisë! ‘Shit ose të shitën’, si të kesh sukses në biznes e jetë!
7 Prill, 13:14
-
‘Vetmi në Perëndim’ nga Astjano Shehaj, sot e nesër tek ‘Artet’! ‘Celebrimi i Bethovenit’, në Opera me Voshtinën, Ibrahimin dhe Paganon
2 Prill, 11:49