Art, kulturë dhe spektakël, në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me ngjarjet që mund të ndiqni gjatë ditës.
1. Mbahet sot në Akademinë e Shkencave në bashkëpunim me Israel House of Albania, duke nisur nga ora 10.00 një konferencë shkencore në Ditën Ndërkombëtare të Kujtesës së Holokaustit.
2. Sekrete që dalin në dritë në materntitet, humor, e ngjarje të befasishme, e rikthyer në teatrin "Eksperimental", komedia franceze "Dita më e bukur" me regji të Ledio Topallit, mbahet çdo ditë në orën 19.00 deri të dielën.
3. Ekspozita "Plein Air" shënon edicionin e tetë, vepra të emrave të afirmuar të artit pamor presin vizitorët në Muzeun Historik.
4. Mbahet nesër në orën 19.00 në teatrin “Metropol” një mbrëmje letraro-muzikore në kujtim të Holokaustit.
5. E konsideruar si komedia e vitit në Angli, shfaqja “Çifti” mbahet nesër në orën 19.00 në Teatrin Kombëtar me aktorët Olta Daku dhe Arben Derhemi.
6. Çelet sot në orën 18.30 në Galerinë e Arteve Shkodër ekspozita në skulpturë Bric(k)olage e artistit Guri Çavadarbasha me kurator Zef Pacin.
7. Çelet sot në orën 11.00 në Galerinë e Arteve “Edëard Lear” ekspozita e artistit Dmitry Brickman , “Jeruzalemi nuk është vetëm një qytet”.
8. Në Galerinë e Artit të qytetit, qëndron e hapur ekspozita “Ngjyrat e Dimrit në Pogradec”, me pjesëmarrjen e 12 artistëve, pjesë e Kolonisë Ndërkombëtare të Artit Viziv, nga trevat shqiptare edhe Egjipti.
9. Çelet sot në orën 13.00 në Pallatin e Kulturës ‘Kavaljon’ në Kavajë ekspozita “Problematikat e qytetit tim”, e realizuar nga të rinjtë e qytetit.
G.MO/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?
-
Mirë
24.7%
-
Keq
61.3%
-
Nuk e di
14%
Vota total: 1525
Lajme të tjera
-
‘Vendit i këndoj’, këngëtarët më në zë në Opera! Festivali i Shqiptar i Dancit, Blenard Azizaj në Elbasan! ‘Zbulimi’, me Salsano Rrapin në Bylis
24 Prill, 11:15
-
Koncert tek 'Artet' me veprat e studentit Erli Lila! Festivali, 'Ismail Qemali' në ArTurbina me shfaqje! 'Indian Party' pranë Komunës së Parisit
23 Prill, 14:38
-
Solistët e Filarmonisë së Vjenës e Berlinit në Tiranë! Julian Bulku tek 'Eksperimentali'! Festivali 'Alba', Në Opera muzikë baroke! Olen Cesari, nis koncerti
18 Prill, 12:26
-
Shkolla ‘Aleks Buda’, shfaqje në Teatrin Kombëtar! Orkestra e RTSH në Katedralen Ortodokse! Në ‘Milenium’, ‘Rapito’ nga Bellocchio! ‘Big Band’, jazz tek ‘Artet’!
17 Prill, 13:15
-
Nis Festivali Teatror i Shkollave të Mesme të Tiranës! Tek ‘Agimi’ dokumentari ‘Dekadenti nr.2419’! Në Durrës ‘Trashëgimia përmes shqisave’
16 Prill, 11:27
-
Kinemaja italiane në Tiranë, sot ‘Grazie ragazzi’! Olgi Rahmani e Bashkim Kupi, koncert tek ‘Artet’! 100-vjetori i koncertit të parë të një orkestre filarmonike në vend
15 Prill, 10:25
-
Buron Kaceli me ekspozitë në GAT! Nga ‘Biznesmeni’ tek ‘Dashuritë e Presidentit’, shfaqjet në Tiranë! ‘Pranverë me kangë’ në Shkodër!
12 Prill, 11:08
-
‘Dashuritë e Presidentit’ në Teatrin Eksperimental! ‘La Boheme’ në Opera! Koncert operistik në Durrës
11 Prill, 12:04
-
‘Mizantropi’ i Molierit nga studentët e regjisë tek ‘Artet’! ‘Artizanati sot’ në Muzeun Etnografik të Elbasanit! Nga nesër teatrot me shfaqje
10 Prill, 11:16
-
Dita ndërkombëtare e romëve, filma dhe ekspozita: ‘Mbivendosje’ nga Ferdinant Koçi! Në Shtëpinë e Europës filmi ‘20 ditë në Mariupol’
8 Prill, 11:56
-
‘Perëndimi i vesës’ i Shkëlzen Zallit, bashkëshortja: Dedikim! Liceu i Korçës në dokumente! ‘Ne jemi drita’, fitues i çmimit Europian të Letërsisë! ‘Shit ose të shitën’, si të kesh sukses në biznes e jetë!
7 Prill, 13:14
-
‘Vetmi në Perëndim’ nga Astjano Shehaj, sot e nesër tek ‘Artet’! ‘Celebrimi i Bethovenit’, në Opera me Voshtinën, Ibrahimin dhe Paganon
2 Prill, 11:49