‘Ciceron’/ Aktivitetet e kulturës që mund të ndiqni sot (VIDEO)

555-vjetori i vdekjes së heroit kombëtar përkujtohet sot në Muzeun Historik me praninë e nxënësve të shkollës “Sami Frashri”.

Vijon të jetë e hapur deri në 28 janar ekspozita e piktorit Arben Golemi “Pemët dhe qyteti” në galerinë e artit “Golemi”.

E frymëzuar nga arti i fotografisë së Robert Frank, ekspozita "Amerikanët" e artistit Fate Velaj me fotografi nga udhëtimi i tipret vizitorët në COD në Kryeministri deri në 31 janar.

Me punime të realizuara gjatë dekadës së fundit, ku shtron pyetje ekzistenciale, duke përfshirë edhe aspekte personale, artistja Blerina Muça mban deri në 30 janar në galerinë "Zeta" ekspozitën “Diçka nuk shkon”.

Me 45 riprodhime të tablove të përzgjedhura, pret vizitorët në Muzeun Historik ekspozita “Shqipëria dhe shqiptarët në tablotë e autorëve evropianë të shekullit XIX”.

Vijon të jetë e hapur deri në 20 janar  në hapësirën e “Harabel” ekspozita fotografike, “Rrënjët italiane", me imazhe nga alpinizmi e ndryshimet klimatike në botë. Në të, kulturën malore vendase e fotografon Fation Plaku.

Me emra të spikatur të artit pamore, e larmishmëri zhanresh, ekspozita Kombëtare Salloni i Vjeshtës “E kuqja” me kuratorë Oltsen Gripshin dhe Naim Spahiun, pret vizitorët në Galerinë e Artit në Shkodër deri në 22 janar.

Vijon të qëndrojë e hapur në galerinë e artit “Edward Lear”  në Berat ekspozita “Lear” me 15 artistë të qytetit, e disa prej veprave të tyre më të fundit.

Mbahet nesër në orën 18.00 “Tek Bunkeri” në Tiranë, një bisedë me studiuesin Julian Bejkon me temë Kinemaja në Diktaturë.

Promovohet nesër në orën 18.00 në teatrin “Aleksandër Moisiu” në Durrës libri i shkrimtarit Bashkim Hoxha “Asnjëherë të martën”.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Komisioni i Senatit miraton kandidaturën e ambasadorit të ri amerikan në Shqipëri, David J. Kostelancik

Komisioni i Senatit miraton kandidaturën e ambasadorit të ri amerikan në Shqipëri, David J. Kostelancik