‘Ciceron’/ Aktivitetet e kulturës që mund të ndiqni sot (VIDEO)

"Klasikët mbërrijnë në Opera” sot në orën 19.00 me një repertor të përzgjedhur në një koncert shumëngjyrësh që i bashkohen solistet Etrita Ibrahimi, Enalda Gjoni dhe artistë nga Orkestra Simfonike e Teatrit dhe ajo e Forcave të Armatosura.

1001 net për të treguar përralla magjike për vogëlushët, Teatri i Kukullave mban sot e nesër  në orën 10.30 dhe 11.30 shfaqjen "Na ishte njëherë" me regji të Shegushe Bebetit.

Teatri Kombëtar vijon agjendën e shfaqjeve me Durrësin. Mbahet edhe sot e nesër në Arturbina nga Teatri “Aleksandri Moisiu” komedia angleze "Të prezantoj babain" me regji të Adelina Muçës.

Në javët e para të janarit në skenën e Eksperimentalit fjalën e rimarrin artistët e rinj me “Aventurat e Maceve të Egra”. Shfaqja me regji të Elona Hysit e producente Klea Hutan, mbahet sot e nesër në orën 19.00 në Arturbina.

Një vit larg nga ndarja nga jeta, klubi i poezisë, miq e familjarë të poetit Demir Gjergji mbajnë sot në orën11.00 në Muzeun Historik një takim përkujtimor në nderim të jetës e veprës së poetit Demir Gjergi.

Në rol të dyfishtë si regjisor e aktor, Dritan Boriçi rikthehet në vendlindje. Shfaqet sot e nesër në orën 18.00 në teatrin 'Bylis në Fier', komedia e trishtë Profesionisti' ku Dushan Kovaçeviç ngrë çështjen: A mund të ketë pasur dritë nën petkat e një ish-sigurimsi në errësirën e diktaturës?

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Sali Berisha thyen sërish masën e 'arrestit shtëpiak', pret në banesë ish-kryeministrin turk, Ahmet Davutoglu

Sali Berisha thyen sërish masën e 'arrestit shtëpiak', pret në banesë ish-kryeministrin turk, Ahmet Davutoglu