Art, kulturë dhe spektakël, në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot në Tiranë dhe disa qytete të vendit:
1.Akti i pikturimit dhe hapësira ku ngjizet janë subjekt i punimeve të Dea Tilit në ekspozitën "Hapat" që çelet sot në orën 18.00 në galerinë "Fab" në Tiranë.
2. Arti mes komercializmit dhe produkit cilësor, është ky debati që hap Altin Basha me shfaqjen "E kuqe" të John Logan. Nga sot në orën 19.00 pjesa jetësohet në teatrin "Aleksandër Moisiu" në Durrës.
3. Çelet sot në orën 18.30 në galerinë "NAAN" në Tiranë ekspozita personale e Leonard Qylafit "Përtej rrethit të konfunzionit", me punime që artisti ka realizuar përgjatë dekadës së fundit.
4. Me rastin e 180-vjetorit të lindjes të ish-kryeministrit historik, promovohet sot në orën 18.00 pranë librari "Adrion" botimi “Themeluesi, Lidershipi i Ismail Qemalit” me autor Evarist Beqirin.
5. Autori Stefan Çapaliku prezanton sot në orën 18.00 pranë qendrës kulturore "Tulla" në Tiranë, librat “Një engjëll veshë me frak” fitues i Çmimit Kombëtar të Letërsisë si "Romani më i mirë i vitit 2022" dhe “Albumi i thashethemeve”.
6. Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Edukimit organizohet sot në orën 11.00 në Amfiteatrin pranë Parkut të Liqenit në Tiranë, një aktivitet edukativ rreth muzikës dhe bandave muzikore.
7. Teatri Shëtitës ndal sot në Librazhd. Prej orës 10.00, me tri shfaqje radhazi, luhet në Qendrën Kulturore të qytetit shfaqja për fëmijë “Fuqia e dëshirave” me autore dhe regjisore Greta Bacin.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Joe Biden tërhiqet nga gara presidenciale në SHBA, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
86.2%
-
Të gabuar
3.9%
-
S'më intereson
9.9%
Vota total: 950
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kompanitë në proces të rikthimit, pas avarisë teknologjike
22 Korrik, 15:11
-
Atentati me 3 të vrarë në Memaliaj, Gjyshja e Gledion Mukës: Djalin ma vranë pa faj! Duam drejtësi
22 Korrik, 15:07
-
Ilir Beqaj në burg për dosjen SASPAC, i kërkon Apelit të GJKKO-së masë më të butë sigurie, avokatët: S' ka rrezik të ikë jashtë
22 Korrik, 14:58
-
Favorizime planetare dhe plot surpriza! Java e blerjeve të mëdha! Astrologu Jorgo Pulla këshillon shenjat…/ Horoskopi javor 22-28 korrik
22 Korrik, 14:57
-
Përdorimi i Euros në vend të Lekut, ekonomisti Malaj: Deeurozim në këto përmasa s’do jetë i sukesshëm! Preçi: BSH ka dështuar me misionin e saj
22 Korrik, 14:56
-
Edison Ypi: Disa burgosje
22 Korrik, 14:39
-
Vrasjet e 21 janarit/ Dëshmon në SPAK xhaxhai i Aleks Nikës: U vranë njerëz në bulevard! Përgjegjës Berisha, Basha e Komandati i Gardës
22 Korrik, 14:36
-
Frrok Çupi: ‘Martiiin’, më thirri në telefon. ‘Mos më thuaj të shkoj më në atë vend!’
22 Korrik, 14:19
-
SPAK heton '21 janarin' Meta sulmon Dumanin: E hapi dosjen për t'i bërë presion Berishës! Akuzon Bashën: Ka përgjegjësi direkte për vrasjet
22 Korrik, 14:07
-
1 milion lekë gjobë për protestuesit në Korçë, Spaho i kthehet Ballës: Ata nuk i bëjnë kurrë ato lekë! Ministri: S’mund ta bllokojnë rrugën
22 Korrik, 13:59
-
Aktivizohet zjarri në zonën e Dropullit, flakët rrezikojnë banesat
22 Korrik, 13:56
-
Kunguj të mbushur nga zonja Albana
22 Korrik, 13:49