Ciceron/ ‘Hapat’ e Dea Tilit në ‘FAB’! Leonard Qylafi te ‘NAAN’! 180-vjetori, promovohet ‘Themeluesi, Lidershipi i Ismail Qemalit’! Altin Basha në Durrës me ‘E kuqe’!

Art, kulturë dhe spektakël, në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot në Tiranë dhe disa qytete të vendit:

1.Akti i pikturimit dhe hapësira ku ngjizet janë subjekt i punimeve të Dea Tilit në ekspozitën "Hapat" që çelet sot në orën 18.00 në galerinë "Fab" në Tiranë.

2.     Arti mes komercializmit dhe produkit cilësor, është ky debati që hap Altin Basha me shfaqjen "E kuqe" të John Logan. Nga sot në orën 19.00 pjesa jetësohet në teatrin "Aleksandër Moisiu" në Durrës.

3. Çelet sot në orën 18.30  në galerinë "NAAN" në Tiranë ekspozita personale e Leonard Qylafit "Përtej rrethit të konfunzionit", me punime që artisti ka realizuar përgjatë dekadës së fundit.

4. Me rastin e 180-vjetorit të lindjes të ish-kryeministrit historik, promovohet sot në orën 18.00 pranë librari "Adrion" botimi “Themeluesi, Lidershipi i Ismail Qemalit” me autor Evarist Beqirin.

5. Autori Stefan Çapaliku prezanton sot në orën 18.00 pranë qendrës kulturore "Tulla" në Tiranë, librat “Një engjëll veshë me frak” fitues i Çmimit Kombëtar të Letërsisë si "Romani më i mirë i vitit 2022" dhe “Albumi i thashethemeve”.

6. Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Edukimit organizohet sot në orën 11.00 në Amfiteatrin pranë Parkut të Liqenit në Tiranë, një aktivitet edukativ rreth muzikës dhe bandave muzikore.

7. Teatri Shëtitës ndal sot në Librazhd. Prej orës 10.00, me tri shfaqje radhazi, luhet në Qendrën Kulturore të qytetit shfaqja për fëmijë “Fuqia e dëshirave” me autore dhe regjisore Greta Bacin.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Joe Biden tërhiqet nga gara presidenciale në SHBA, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kroaci/ Hyn në shtëpinë e të moshurave dhe qëllon me armë zjarri, humbin jetën 5 persona! Në pranga autori

Kroaci/ Hyn në shtëpinë e të moshurave dhe qëllon me armë zjarri, humbin jetën 5 persona! Në pranga autori