Çifti i balerinëve shqiptarë rrëfejnë historinë e tyre të dashurisë

Çifti i balerinëve shqiptarë rrëfejnë historinë e tyre të dashurisë

Manjola dhe Ezdalini

Çifti i balerinëve Manjola Hasani dhe Ezdalin Gorani kanë rrëfyer historinë e dashurisë së tyre.

Ata gjithmonë nuk kanë pranuar ta ndajnë me publikun jetën e tyre personale, por të rrëfejnë vetëm jetën artistike.

Të ftuar në emisionin “Rudina”, Ola dhe Ezdalini kanë rrëfyer se janë njohur me njëri-tjetrin në moshën 10-vjeçare, kur të dy ndiqnin të njëjtën shkollë.

Ata rrëfyen se historia e tyre e dashurisë ka nisur si një lojë, në shfaqjen në teatër ‘’Hirushja’’, ku ata luanin rolin e mbretit dhe mbretëreshës.

Më pas ajo u shndërrua në një përrallë të vërtetë dhe sot  ata janë prindër të dy fëmijëve, vajzës 9-vjeçare, të quajtur Olesia dhe Oenit, 2 vjeç.

Ola tregoi se nuk dëshiron që në asnjë mënyrë fëmijët e saj të merren me balet, pasi është profesion i vështirë dhe pa fitime të mëdha.

Ezdalini tregoi se çfarë e tërhoqi tek Ola gjatë kohës që ishin më të rinj.

Më tërhoqi pamja dhe serioziteti. Ola është e kundërta ime pasi unë kam qënë shumë tip impulsiv. Mesa duket të kundërtat funksionojnë më mirë bashkë”, u shpreh Ezdalini.

Ola nga ana tjetër tha se nismat dhe besimi janë gjërat që i pëlqejnë më shumë tek bashkëshorti i saj.

Foto nga familja e tyre

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë