Çifti i ri Ami dhe Ermali, ditët e para me Joelin

Çifti i ri Ami dhe Ermali, ditët e para me Joelin
Çifti i njohur i spektaklit Ami dhe Ermali janë bekuar në fillim të kësaj jave me fëmijën e tyre të parë, një djalë i bukur të cilin e pagëzuan me emrin Joel. Kemi mësuar se ky ishte emri që vetë Ermali kishte zgjedhur për të birin dhe që Ami e miratoi pa kontestime. Foshnja ka lindur i shëndetshëm, 3.4 kg dhe nga dëshmitë e të afërmeve nga marrrë nga të dy prindërit.



Ndërkohë Ermali në një prononcim të shkurtër tha se ndjesia që të dy përjetojnë me Amin është e çuditshme. “Çohesh natën dhe nuk e di nëse je i lumtur apo i lodhur”, por nuk ka dashur të na zbulojë detaje të tjera për momentin. Ama kemi marrë vesh që Ermali ka asistuar në lindjen e Joleit dhe ia ka dalë mbanë për bukuri; nuk i ka rënë të fikët.



Ndërsa Amit në këtë periudhë si nënë e re, prindërit e saj dhe ata të Ermalit janë ndihma më e madhe. Çifit po e përjeton më së miri këtë kohë të lumtur në jetën e tyre. Joeli ka plotësuar pritshmëritë e çiftit për familjen e madhe e të plotësuar që ata dëshirojnë.   

Redaksia Online
(Xhulia Karavella/shqiptarja.com)

4/2
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Foshnja 5 muajsh vdiq në spitalin e Vlorës, babai mes lotësh: Fajin e ka mjekja, nuk më tha se ishte i sëmurë! Çfarë mjekimi i ka dhënë?! Dua drejtësi

Foshnja 5 muajsh vdiq në spitalin e Vlorës, babai mes lotësh: Fajin e ka mjekja, nuk më tha se ishte i sëmurë! Çfarë mjekimi i ka dhënë?! Dua drejtësi