Çifti i vetëhelmuar në Librazhd, REAGON policia

Çifti i vetëhelmuar në Librazhd, REAGON policia

Lidhur me ngjarjen e rëndë që ka ndodhur në Librazhd ku u vetëhelmuan Olsjan dhe Rezarta Hajdari, çifti i cili u martua këtë të dielë ka reaguar edhe Policia e Librazhdit. Policia njofton se çifti është vetëhelmuar, por ende nuk janë zbardhur shkaqet e kësaj ngjarjeje.

"Në Spitalin e Librazhdit ka shkuar pa shenja jete shtetasja R.H., rreth 19 vjeçe, si dhe bashkëshorti i saj shtetasi O.H., 27 vjeç, në gjendje të rëndë shëndetsore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, banues në fshatin Xhyrë , Librazhd, pasi dyshohet se janë vetëhelmuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes", njofton Policia e Elbasanit.


Lajmi kryesor:

U martuan të dielën/ Dyshohet se i helmuan! Fotoksina i merr jetën vajzës, burri në gjendje të rëndë! Prindërit: Nuk kishin konflikte (FOTO)


/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Rama është koka e korrupsionit’, Basha: Shqipëria ka nevojë për ndryshim dhe një qeveri që lufton seriozisht korrupsionin që e ka bërë vendin të pajetueshëm

‘Rama është koka e korrupsionit’, Basha: Shqipëria ka nevojë për ndryshim dhe një qeveri që lufton seriozisht korrupsionin që e ka bërë vendin të pajetueshëm