Çifti ‘nazist’ i cili quajti fëmijën Adolf Hitler, dënohet me 10 vite burg

Çifti ‘nazist’ i cili quajti fëmijën Adolf Hitler, dënohet me 10 vite burg

Cifti që i vendosi emrin djalit Adolf Hitler

Adam Thomas dhe Claudia Patatas nga Birmingham i Anglisë, janë dënuar së bashku me rreth 10 vite burg nga Gjykata e Birmingham.

Çifti britanik, anëtarë të Partisë së ndaluar Neonaziste në Angli janë dënuar nga Gjykata e Birmingham pasi u zbuluan se ishin pjesë e grupit ‘National Action’, e cila ndalua më 16 dhjetor të 2016.

Respektivisht, gjykata dha 6 vite e gjysëm për 22 vjeçarin Adam Thomas dhe 5 vite për 38 vjeçaren Claudia Patatas.

Gjatë gjyqit trupi gjykues zbuloi se çifti i kishin vendosur fëmijës së tyre emrin Adolf. Madje janë zbuluar edhe fotot e çiftit me fëmijën ‘të mbuluar’ me flamurin nazist.

Claudia Patatas, me origjinë nga Portugalia, ka thënë gjatë gjyqit ‘’Të gjithë Judenjtë duhet të vriten’’ si dhe ‘’ Sillni kampet e përqëndrimit’’.

Gjykatësi tha se grupi kishte "qëllime të tmerrshme" dhe se një nga objektivat e saj ishte "përmbysja e demokracisë në këtë vend me anë të dhunës dhe vrasjeve të rënda dhe imponimit të një shteti nazist që do të zhdukte të gjitha pjesët e shoqërisë nga një dhunë e tillë dhe vrasje masive".

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë