TIRANË - Gara e famshme e çiklizmit, 'Giro d'Italia' sezonin e ri do e fillojë aktivitetin për herë të parë nga Shqipëria me tre etapa (9-11 maj 2025). Kjo do jetë hera e 15-të në 115 vite histori që gara fillon jashtë kufijve të Italisë.
Me praninë e kryeministrit Edi Rama dhe të organizatorëve të garës, në kryeministri u prezantuan këtë të hënë edhe detaje nga gara që zgjat nga 9-21 maji 2025 dhe do jetë edicioni i 108-të i turneut. Gara e famshme popullore do të mbledhë në maj çiklistët më të mirë të botës në Tiranë, Durrës dhe Vlorë dhe do të ndiqet nga qindra milionë teleshikues. Tre nga 21 etapat e garës do zhvillohen në vendin tonë, para se turneu të zhvendoset në Itali.
Për një javë në fillim të garës gjithë organizatorët dhe pjesëmarrësit që kapin një numër prej afro 3 mijë personash do jenë në vendin tonë. Edi Rama e vendosi theksin te rritja turistike që do i vijë vendit nga ky aktivitet që ndiqet nga miliona shikues dhe transmetohet në 200 televizione në botë. Kreu i qeverisë tregon për ambicien e tij për të organizuar edhe Formula 1 në Shqipëri.
"Do tregojmë vendin tonë të mrekullueshëm për 800 milionë teleshikues nga e gjithë bota. Më vjen mirë që do fillojë këtu sepse biçikleta është mjeti i vetëm që unë di t'i jap dhe nuk bëj shaka. Jemi një Itali në anën tjetër të detit, ku të gjithë do përfshihen për këtë pritje të madhe. Për ata që nuk e ndjekin çiklizmin, me këtë turne mund të them se është njësoj si të kishim këtu Cristiano Ronaldon, por me biçikletë. Për nga sipërmarrja është më e madhe se Formula 1, gjë që e duam ta zhvillojmë në vendin tonë brenda 2030", tha Rama.
Drejtori i 'Giro D'Italia', Mauro Vegni komentoi: “Do të jenë tre etapa shumë të rëndësishme, me protagonistë meshkujt në klasifikim. Kush largohet nga Shqipëria me 'Fanellën Rozë' mund ta mbajë në Itali për 4-5 ditë. Simbolikisht do të jetë shumë e bukur, duke pasur parasysh lidhjen e fortë mes dy vendeve”.
Itineraret
Itinerari, dita e parë
9 maj 2025 - gjatësia 164 kilometra
Nga Durrësi në Tiranë, kjo do jetë nisja e parë e garës së çiklizmit që do hapë 'Giro D'Italia' 2025. Nisja do jetë në Durrës, për të kaluar në drejtim të Bishqem Fushë, Papër, Gracen dhe më pas për të përshkruar rrugën që të çon në Surrel dhe gjithë malin e Dajtit e më pas Tiranë.
Itinerari, dita e dytë
10 maj 2025 - gjatësia 13.7 kilometra
Nisja në Tiranë dhe fundi po në Tiranë. Kjo do jetë një garë e tipit fushor dhe qytetas, që do përshkojë gjithë Tiranën. Me nisje nga sheshi "Skënderbej", në 13.7 kilometrat e garës do përshkohen rrugët kryesore të qytetit.
Itinerari, dita e tretë
11 maj 2025 - gjatësia 160 kilometra
Nisja në Vlorë dhe fundi po në Vlorë
Itinerari i tretë do jetë më i rëndësishmi, për shkak të tipologjisë malore dhe supermalore të garës. Gjithçka në 11 maj 2025 nis nga Vlora dhe përshkon një pjesë të madhe të bregdetit të jugut. Vlorë - Peshkëpi - Qafa e Dushkut - Brataj - Qafa e Shkallës - Porto Palermo - Himarë - Qafa e Vishës - Iliaz - Qafa e Llogarasë - Orikum dhe fundi po në Vlorë.
Çfarë është “Giro d’Italia”
“Giro d’Italia”, një nga turnetë më të famshëm çiklistik në botë, në maj të vitit të ardhshëm zhvendoset në Shqipëri ku do të zhvillohet tre etapat hapëse të garës.
“Giro d’Italia” lind në vitin 1909 së bashku me “Gazzetta dello Sport” dhe është një nga garat më të rëndësishme çiklistike botërore, e cila transmetohet nga media të rëndësishme në shtetin italian, por edhe nga më shumë se 200 media sportive në të gjithë botën.
Qindra çiklistë do të jenë të pranishëm përgjatë një jave duke marr pjesë në shumë evente. “Giro d’Italia Grande Partenza”, është një event që në 115 vite histori të garës vetëm 14 herë është zhvendosur jashtë kufijve të Italisë.
Tre etapat e nisjes së 'Giro D'Italia' në Shqipëri do zhvillohen nga 9-11 maji 2025. Tanimë janë mësuar edhe tre itineraret, ku spikat ajo e ditës së tretë që nis nga Vlora, përshkon një pjesë të mirë të bregdetit të jugut dhe përfundon po në Vlorë.
Itinerari, dita e parë
9 maj 2025 - gjatësia 164 kilometra
Nga Durrësi në Tiranë, kjo do jetë nisja e parë e garës së çiklizmit që do hapë 'Giro D'Italia' 2025. Nisja do jetë në Durrës, për të kaluar në drejtim të Bishqem Fushë, Papër, Gracen dhe më pas për të përshkruar rrugën që të çon në Surrel dhe gjithë malin e Dajtit e më pas Tiranë.
Itinerari, dita e dytë
10 maj 2025 - gjatësia 13.7 kilometra
Nisja në Tiranë dhe fundi po në Tiranë. Kjo do jetë një garë e tipit fushor dhe qytetas, që do përshkojë gjithë Tiranën. Me nisje nga sheshi "Skënderbej", në 13.7 kilometrat e garës do përshkohen rrugët kryesore të qytetit.
Itinerari, dita e tretë
11 maj 2025 - gjatësia 160 kilometra
Nisja në Vlorë dhe fundi po në Vlorë
Itinerari i tretë do jetë më i rëndësishmi, për shkak të tipologjisë malore dhe supermalore të garës. Gjithçka në 11 maj 2025 nis nga Vlora dhe përshkon një pjesë të madhe të bregdetit të jugut. Vlorë - Peshkëpi - Qafa e Dushkut - Brataj - Qafa e Shkallës - Porto Palermo - Himarë - Qafa e Vishës - Iliaz - Qafa e Llogarasë - Orikum dhe fundi po në Vlorë.
Nga 9-11 maji 2025 gara e famshme e çiklzimit 'Giro D'Italia' do fillojë nga Shqipëria me tre etapat e para. Në praninë e kryeministrit Edi Rama u prezantua edhe etapa e kësaj gare që do zhvillohet në Tiranë, Durrës dhe Vlorë. Rama e vendosi kreun te rritja turistike që do i vijë vendit nga ky aktivitet që ndiqet nga miliona shikues dhe transmetohet në 200 televizione në gjithë botën.
Për një javë gjithë organizatorët dhe pjesëmarrësit që kapin një numër prej afro 3 mijë personash do jenë në vendin tonë. 'Giro D'Italia' nis më 9 maj 2025 dhe zgjat deri në 21 maj.
"Kemi marrë nga RCS Sport konfirmimin se Shqipëria është zgjedhur për nisjen e madhe 2025. E di që ka shumë vende që konkurrojnë për këtë nisje të garës dhe për këtë jam më i lumtur që kemi mundur shumë të tjerë që janë më të mëdhenj dhe më ta pasur. Do tregojmë vendin tonë të mrekullueshëm për 800 milionë teleshikues nga e gjithë bota.
Më vjen mirë që do fillojë këtu sepse biçikleta është mjeti i vetëm që unë di t'i jap dhe nuk bëj shaka.
Jemi një Itali në anën tjetër të detit, ku të gjithë do përfshihen për këtë pritje të madhe. Kjo është hera e parë për ne, por shpresoj që jo e fundit. Është e sigurt që nuk do kërkojmë nisjen në 2026. Urbano Cairo, kreu i ECS nuk mundi të jetë këtu dhe unë e falenderoj, edhe pse jam me Juventusin dhe ai i Torinos.
Për ata që nuk e ndjekin çiklizmin, me këtë turne mund të them se është njësoj si të kishim këtu Cristiano Ronaldon, por me biçikletë. Për nga sipërmarrja është më e madhe se Formula 1, gjë që e duam ta zhvillojmë në vendin tonë brenda 2030", tha Rama.