Edicioni i 108-të i Giro d’Italia mund të startojë nga Shqipëria. Edhe pse ende nuk ka asgjë zyrtare lajmi që vjen nga Italia është me të vërtetë i madh pasi ka impakt si për botën e çiklizmit edhe për promovcimin e vendit tonë.
Organizatorët e Giro d’Italia-s, i cili është njëri prej tre tureve më të rëndësishëm të botës së çiklizmit së bashku me Turin e Francës dhe Vueltën e Spanjës, kanë menduar që sfida për fanellën e famshme rozë të nisë nga Shqipëra. Me qëllim promovimin e vendeve të ndryshme, organizatorët e Giro d’Italia, disa vite me radhë kanë vendosur që etapën e parë të garës 3-javore ta zhvillojnë në vende të ndryshme.
Sipas medieve italliane një vendim përfundimtar nuk është marrë ende pasi priten që të saktësohen ende disa detaje. Mësohet se data decizive do të jetë 12 tetori, e cili përket me përfundimin e Giro-së së Lombardisë. Atë ditë pritet që organizatorët e Giro d’Italia-s, RCS Sport, të tregojnë pikënisjen e turit të njohur italian.
Me aq sa është kuptuar deri më tani Giro d’Italia do të qëndrojë në Shqipëri për disa ditë. Për atë që konsiderohet si “la grande partenza” Shqipëria thuhet se ka mundur kandidaturën e Triestes duke ofruar gati tri herë më shumë se shifra prej 6 milionë eurosh e ofruar nga qyteti më i madh i rajonit të Friuli-Venecia Xhulia.
Organizatorët, të cilët do të zyrtarizojnë rrugëtimin e garuesve më 15 nëntor, kanë menduar që në Shqipëri të zhvillohen disa etapa dhe kalimi në territorin italian të bëhet nga Siçilia.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Mars, 07:27
A mendoni se SPAK po e heton siç duhet masakrën e Gërdecit?
-
Po
13.4%
-
Jo
78.7%
-
Nuk e di
7.9%
Vota total: 493
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Historike/ Shqipëria siguron dy medalje në Lojërat Olimpike Speciale Dimërore
13 Mars, 13:44
-
Mundja e krahut/ Shkëlqim Koçi shpallet kampion në 'Kupën e Skënderbeut' në Hungari dhe ngre flamurin shqiptar
11 Mars, 10:37
-
Lara Colturi e 12-ta në garën e Sllallomit të Suedisë
9 Mars, 15:44
-
Boks/ Nelson Hysa hedh 'KO' rivalin në raundin e parë dhe shpallet kampion Evrope në WBO! Fitojnë Kajoshi dhe Drini
8 Mars, 22:20
-
'Giro d'Italia' i kushton Shqipërisë 7 milionë euro, qeveria kalon 4 mln eurot në këstin e dytë
7 Mars, 10:49
-
Ishte duke u stërvitur, makina përplas për vdekje atleten shqiptare në Irlandë! Anila Muçaj nënë e dy fëmijëve
4 Mars, 10:05
-
Besëlidhja dominon sezonin e koshit, merr fitoren e 15-të radhazi! Mposht Tiranën në 'Farie Hoti'
2 Mars, 10:09
-
Mundje/ Chermen Valiev i jep Shqipërisë medalje ari
27 Shkurt, 11:35
-
‘Giro D’Italia' në Shqipëri, kampioni Ylber Sefa: Sjell kulturë e turizëm! Federata shqiptare e mbushur me pijanecë
18 Shkurt, 14:05
-
Apelit rrëzon kërkesën e FSHF, njeh Fidel Yllin si kreun e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar! Reagon Federata: S'njeh gjykatat ndërkombëtare, të ndërhyjë FIFA
17 Shkurt, 15:19
-
Zhgënjen Denni Xhepa, renditet në vendin e 36-të në Kampionatin Botëror të Skive
14 Shkurt, 15:07
-
VIDEO/ Debutimi në Botërorin e Skive, Lara Colturi e mbyll e shtata pas dy lëshimeve! Futet në garë me temperaturë
13 Shkurt, 14:26