Cilësia e infrastrukturës, Shqipëria e parafundit në rajon

Shqipëria qëndron në vendin e 88 nga 140 ekonomi botërore për cilësinë e infrastrukturës, sipas të dhënave për vitin 2015. Të dhënat janë marrë një faktori i studiuar në raportin e Konkurrueshmërisë për 2015-2016, i zhvilluar nga Forumi Ekonomik Botëror. Në rajon, Shqipëria lë pas vetëm Bosnje- Hercegovinën, e cila renditet e 103-a në botë. Ndërsa infrastrukturën më të mirë në rajon e ka Mali i Zi, i renditur i 73 në botë, ndjekur nga Serbia e 75-a dhe Maqedonia në vendin e 78 në botë. Parametrat për studimin e infrastrukturës janë: cilësia e rrugëve, cilësia e hekurudhave, cilësia e shpërndarjes dhe furnizimit me energji.
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Në kërkim nga Kosova për dhunën ndaj personazhit të TikTok, Gjykata e Durrësit liron Noizyn! Garanci pasurore 50 mln lekë të vjetra