Cila është lidhja e Loredanës me reperin e famshëm gjerman...

Cila është lidhja e Loredanës me reperin e famshëm gjerman...

Bonez dhe Loredana

Loredana Zefi mund të jetë në një lidhje dashurie me reperin gjerman Bonez.

Ky dyshim erdhi, pasi të dy publikonin fotografi dhe video në llogaritë e tyre, nga vende të njëjta, madje Bonez publikoi dhe Loredanën por gjithmonë duke mos i nxjerrë në pah fytyrën.

Duke qenë se u zbuluan shumë shpejt, ishte Loredana ajo që reagoi duke thënë se thjesht e kishte shoqëruar gjatë koncertit të tij, pas marrjes së një çmimi, “Best live act”.

Mediat gjermane po e konsiderojnë si një flirt Instagrami.

Ata shkruajnw se fansat tashmë kanë filluar me thashethemet se Bonez mund të jetë i dashuri i radhës për këngëtaren gjermane e cila është shumë e suksesshme në Zvicër.

Madje reperi gjerman ka publikuar dhe një fotografi me Loredanën në Instagram ku ka shkruar “Kampionët e padiskutueshëm”, ndërsa nuk ka munguar dhe komenti i reperes e cila e krahason Bonez me reperin Drake.

Bonez MC është reper dhe producent gjerman,  themelues i grupit 187 Strassenbande bashkë me reperët Gzuz, Maxwell, LX, Sa4 dhe Jambeatz.

Ai është një nga artistët më të suksesshëm të muzikës gjermane, ku 3 prej albumeve të tij kanë statusin e artë dhe një prej tyre është edhe platin.

Duke qenë kaq i suksesshëm jeta e tij është përtej luksit, ku dhe e shfaq edhe në rrjetet sociale.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Gjergj Luca ndez një qiri në kishë për Monika Kryemadhin: Pas këtij momenti mos e rruaj më (Video)

Gjergj Luca ndez një qiri në kishë për Monika Kryemadhin: Pas këtij momenti mos e rruaj më (Video)