Cilat janë rrobat më rezistente ndaj Koronavirusit? Ja ç’thonë specialistët për materialet e veshjeve

Cilat janë rrobat më rezistente ndaj Koronavirusit?  Ja ç’thonë specialistët për materialet e veshjeve

Në shumë vende, dyqanet e veshjeve kanë rihapur dyert e tyre pas disa javësh mbyllje. Shitësit kanë zbatuar masa të rrepta higjene për të parandaluar që klientët të infektohen duke dezinfektuar deri edhe rrobat e vendosura në rafte. Disa butikë po lënë mënjanë rrobat e veshura nga palët e treta.

Ne nuk e dimë ende se cili është protokolli më i mire anticovid, duke pasur parasysh që, për momentin, ekzistojnë ende shumë zona në hije në marrëdhëniet midis virusit dhe indeve.

Sipas Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, pikat e famshme të pështymës të lëshuara nga njerëzit ndërsa flasin ose marrin frymë gjithashtu mund të transferohen në inde. Po cilat pëlhura janë më të përshtatshmet për të luftuar përhapjen e viruseve dhe baktereve. Industria e modës është aktivizuar në përpjekje për të gjetur përgjigje të përshtatshme.

Në kërkim të indeve antivirale

Për të sqaruar një temë të mprehtë dhe të ndërlikuar, South Morning Post Kina kërkoi mendimin e disa ekspertëve.

Edwin Keh, në Institutin e Kërkimit të Tekstileve dhe Veshjeve në Hong Kong, shpjegoi se "çdo ind ka shfaqje të ndryshme" dhe se "ende nuk është bërë punë e gjërë mbi shumëllojshmërinë aktuale të koronaviruseve dhe marrëdhënien me sipërfaqet e buta si pëlhura ”. "Ajo që ne dimë është se ka disa pëlhura antibakteriale, të tilla si leshi, kashmiri dhe mëndafshi," shtoi ai.

Përsa i përket lesht, Keh tha se kjo pëlhurë përdoret si një material me performancë të lartë nga marka të ndryshme pikërisht sepse "ajo ka një ‘sipërfaqe armiqësore’ mbi të cilën bakteret nuk mund të mbijetojnë".

Ai tha se rrobat me sipërfaqe të lëmuara dhe me shkëlqim, siç është lëkura, janë të mira sepse ato mund të pastrohen lehtësisht dhe nëse materialet e veshjeve kanë veti antimikrobike natyrore, do të jetë më e komplikuar që viruset dhe bakteret të mbijetojnë mbi to.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar