Cilat janë simptomat e mungesës së zinkut dhe ç’duhet të hani

Cilat janë simptomat e mungesës së zinkut dhe ç’duhet të hani

Foto ilustruese

Zinku është një nga lëndët ushqyese thelbësore për organizmin tonë që luan një rol vendimtar në procese të shumta biologjike, duke përfshirë mbështetjen e sistemit imunitar apo sintezën e ADN-së. Është një mineral i përfshirë gjerësisht në metabolizmin e proteinave dhe lipideve.

Megjithatë, mungesa e tij është një gjendje më e zakonshme sesa mund të mendoni, veçanërisht në gratë shtatzëna ose të moshuara.

Simptomat e mungesës së zinkut

Ndër simptomat më të zakonshme të mungesës së zinkut është rritja e infeksioneve, duke përfshirë ftohjen dhe gripin.

Një tjetër simptomë shumë e zakonshme është një përkeqësim i shëndetit të lëkurës dhe një rrezik më i madh për të përjetuar thatësi dhe çrregullime të tjera të lëkurës.

Së fundi, një simptomë e shpeshtë është edhe dobësimi i flokëve.

Flokët e brishtë dhe që bien mund të zbulojnë mungesën e këtij minerali të çmuar.

Çfarë duhet të konsumoni për marrjen e zinkut?

Për të parandaluar ose luftuar mungesën e zinkut, konsumoni ushqime si mish (pa dhjamë), për shembull pulën, vezët dhe produktet e qumështit si kosi dhe djathi, të cilat janë të pasura me të.

Bishtajoret, në veçanti qiqrat, fasulet dhe thjerrëzat, farat, në veçanti farat e kungullit dhe arrat e bajamet, si dhe orizi, tërshëra dhe quinoa kontribuojnë në furnizimin me këtë mineral.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindja kremtohet edhe në Lezhë, qindra besimtarë i bashkohen ritualit fetar në katedralen e ‘Shën Nikollit’

Krishtlindja kremtohet edhe në Lezhë, qindra besimtarë i bashkohen ritualit fetar në katedralen e ‘Shën Nikollit’