Parlamentet e vendeve të BE-së kanë rregulla të ndryshme në dhënien e mandatit qeverive të tyre për kryerjen e negociatave mbi programin e ri të ndihmës për Greqinë.
Disa duhet të realizojnë votime të ndara menjëherë pas finalizimit të programit.

Lista e vendeve të zonës euro që do të mbajnë votime parlamentare mbi marrëveshjen e të hënës për një program të tretë ndihme janë si më poshtë:

GJERMANI: Parlamentit gjerman i kërkohet të mbajë dy votime për programin. Nëse del me sukses, votimi i parë do t’i japë qeverisë mandatin për të filluar negociatat e ndihmës, ndërsa i dyti do t’i lejojë zbatimin e programit pas finalizimit të pikave të marrëveshjes.

ESTONI: Komiteti për Çështjet Evropiane i parlamentit të Estonisë tashmë i ka dhënë qeverisë mandatin për lejimin e institucioneve evropiane që të fillojnë negociatat me Greqinë. Gjithsesi, finalizimi i programit kërkon miratimin e gjithë parlamentit.

FINLANDË: Në sistemin parlamentar finlandez, të ashtuquajturit Komiteti i Madh i përbërë prej 25 anëtarë nga 200 deputetë i kërkohet t’i japë qeverisë mandatin për të lejuar fillimin e negociatave me Greqinë. Parlamenti do t’i duhet të votojë përsëri për shkurtimin e borxhit grek.
Finlanda ka dalë pengesa më e madhe për fillimin e negociatave, duke i shpjeguar partnerëve të zonës euro se nuk do ta mbështesë idenë e faljes së borxhit dhe se ngurron të përkrahë një program tjetër ndihme.

LUKSEMBURG: Parlamenti i Luksemburgut do të mbajë vetëm një votim për programin e ndihmës nëse vlera e kredisë rezulton më e madhe se parashikohet, që do ndikonte në buxhetin e shtetit.

AUSTRI: Parlamenti i Austrisë mund ta kryejë votimin brenda 24 orëve, ku nevojitet 2/3 e votave për t’i dhënë qeverisë mandatin për të filluar negociatat.

PORTUGALI: Deputetët portugezë duhet të miratojnë programin e ndihmës për Greqinë pasi të jetë negociuar.

SLLOVENI: Sipas Ministrisë së Financave të Sllovenisë, parlamentit I kërkohet të mbajë një votim për programin e ndihmës për Greqinë pasi të jetë finalizuar.

SPANJË: Parlamentit spanjoll nuk I kërkohet që t’i japë mandat qeverisë për negociatat por të miratojë programin pasi ai të jetë gati për zbatim/ATSH/

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)