Cilat ushqime ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë?

Cilat ushqime ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë?

Avokado

Mëlçia, luan një rol kyç në metabolizëm dhe përpunimin e substancave që hyjnë në trup. Një dietë e shëndetshme, e pasur me fruta dhe perime, është thelbësore për dezintoksikimin dhe funksionimin e duhur të këtij organi.

Por cilat janë disa nga bimët që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë?

Hithrat
Përdoren shpesh në çajra për të mbështetur shëndetin e mëlçisë dhe për të ndihmuar në pastrimin e organizmit. Hithrat përmbajnë hekur, vitaminë C dhe enzima që ndihmojnë në rritjen e rruazave të kuqe të gjakut.

Majdanozi
I njohur për përbërësit e tij shëruese, si miristicina dhe apigjenina, majdanozi ka efekt antibakterial dhe mbrojtës për mëlçinë. Ai është gjithashtu i pasur me antioksidues, duke ndihmuar në mbrojtjen e qelizave nga dëmtimi.

Shpargujt
Kjo perime është e pasur me kalium dhe aminoacide. Si një diuretik natyral, shpargujt ndihmojnë në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidues. Klorofili i pranishëm në shparg i jep atij ngjyrën e gjelbër dhe kontribuon në pastrimin e mëlçisë.

Avokado
Konsumi i avokados stimulon prodhimin e glutationit, një antioksidant që ndihmon në luftën kundër radikaleve të lira. Avokado është gjithashtu i pasur me yndyra të shëndetshme, që ndihmojnë në reduktimin e kolesterolit në gjak.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë