Cilës shenjë i përket bashkëshortja
ideale? Tre shenjat sipas horoskopit

Cilës shenjë i përket bashkëshortja<br />ideale? Tre shenjat sipas horoskopit
Doni të martoheni? Zgjidhni këto 3 lloje femrash.
 
Gaforrja
Femra e lindur në këtë shenjë ka ndjenja të fuqishme dhe intensive, ajo vërtet dashuron. Ajo dëshiron që të gjithë përreth saj të jenë të lumtur dhe gjithmonë angazhohet që secila ditë t’u plotësohet me gjëra të bukura. Problem i vetëm është që është e prirë t’i dramatizojë gjërat. Është amvisë dhe nënë e shkëlqyeshme, gjithmonë arrin gjithçka. E gjitha që pret nga partneri janë respekti, sinqeriteti dhe që t’ju ketë pranë vetes.
 
Luani
Femra luan është e guximshme ashtu si shenja që mban, e patrembur dhe jashtëzakonisht e aftë. Ajo di të dashurojë madje në mënyrën e vet me të cilën çdokënd do ta bënte për vete, madje edhe kur hidhërohet është tepër simpatike.
Ndjenjat e saj janë të sinqerta, pranë saj ndiheni të sigurt. Tregohet një luaneshë e vërtet kur është fjala për fëmijët e saj. Nga partneri pret që ta admirojë dhe t’i kushtojë kujdes të madh, mirëpo kur jeni pranë saj edhe vetë do të dëshironit të kujdeseshit për të, sepse ajo është personi i cili ofron kujdes dhe dhuron dashuri pa fund.
 
Bricjapi
Nëse arrini të bëni për vete një femër të kësaj shenje, duhet ta dini se ajo mbase edhe sheh më larg seç do të mund ta shihni ju vetveten. Ajo e di se çfarë njeriu jeni dhe sa vleni. Do të japë gjithçka nga vetja që nga ju të nxjerrë atë më të mirën. Do jetë një nënë e rreptë por e drejtë. Kërkon nga ju është që të tregoni karakter të fortë dhe qëndrueshmëri, ndërkaq ajo me gjithë dëshirë do t’ju shpërblejë me sjelljen e vet.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kthjellime dhe vranësira, si parashikohet moti për sot

Kthjellime dhe vranësira, si parashikohet moti për sot