Cili Bardh gënjen? Ai që akuzon Nokën si të lidhur me një trafikant droge, apo ai që akuzon sot prokurorët e SPAK?
Flamur Noka me Gazmend Bardhin
Dje në postimin e tij në Facebook, Gazmend Bardhi ka zbardhur detaje të dosjes që sipas atij po mbahet sekret, duke bërë aludime të rënda ndaj ish-ministrit të Brendshëm Taulant Balla, dy prokurorë të SPAK, prokurori Bledar Valikaj, bashkëshorti i Ermonela Felajt, komisionierja e vettingut, ish-gjyqtari Artan Gjermeni, etj. ''Drejtësia selektive, që merr në mbrojtje disa prokurorë, në emër të vëllazërisë institucionale apo lidhjeve të forta politike, rrënon në mënyrë përfundimtare besimin e publikut tek SPAK’', shkruan Bardhi, duke pretenduar që disponon ''informacione të sigurta''.
Por në datën 5 tetor 2022, nëpërmjet një tjetër postimi në Facebook, prapë Gazmend Bardhi ka akuzuar edhe Flamur Nokën si një ish-ministër i Brendshëm të lidhur me një trafikant droge. Duke përmendur Flamur Nokën, Bardhi shkruante ''mikut tënd trafikant droge, që sa ishe ti ministër i brendshëm mbyti Britaninë me drogë dhe, më pas, vendosi të pastrojë paratë e drogës me pasuri të paluajtshme. Meqë rri shpesh për dreka e darka, flamur noka mund ta pyesë vetë edhe atë ne se une i kam vendosur ndonjehere gjobat. Dhe meqë jemi në këtë pikë, është një rast për të sjellë ndërmend se me këtë mikun trafikant droge mori në qafë edhe Sali Berishën, duke i veshur damkën për lidhje me përfaqësues të krimit të organizuar''.
Pavarësisht akuzave tepër të rënda të bëra publikisht, sot Gazmend Bardhi nuk shfaq asnjë siklet se është bërë aleat dhe mbron një personazh të dyshimtë si Flamur Noka që ai vetë e akuzoi me fakte konkrete se është i lidhur me eksponentë të krimit të organizuar duke i lejuar mikut të tij, kur ishte Ministër i Brendshëm, të mbushte Anglinë me drogë dhe më pas duke investuar paratë e drogës në pasuri të paluajtshme.
Atëherë pyetja është kjo: Cili Gazmend Bardhi gënjen? Ai që dje akuzonte Flamur Nokën, apo ky sot që akuzon prokurorët e SPAK?
xy/SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?
-
Më mirë
41.1%
-
Më keq
38.3%
-
Njësoj
20.6%
Vota total: 141
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Çim Peka i dhuron disa qime më shumë Belos me reklamë klering te Syri?
2 Gusht, 16:33
-
Urdhri për ndalimin e publikimit të dosjes 'Zarka' ngre shqetësime për censurë
2 Gusht, 14:38
-
Dosja e vëllezërve 'Çopja'/ Ish-gjyqtarja e Elbasanit lihet në arrest shtëpie, shpërthen në lot në GJKKO: S'di gjë për akuzat
2 Gusht, 11:38
-
Arrestimi i kryeprokurorit të Vlorës, Gazment Bardhi sulmon SPAK: Drejtësi selektive, fsheh përfshirjen e Ballës
1 Gusht, 21:22
-
SPAK zbulon aktivitetin e organizatës kriminale të vëllezërve Çopja në Elbasan: Kryen 4 vrasje, 14 i porositën, vodhën 4.6 mln euro në Rinas! Sekuestrohen 1 mln euro cash
1 Gusht, 15:17
-
Trafik armësh nga Shqipëria drejt Anglisë, 3 të arrestuar në Tiranë, 3 në kërkim! Finalizohet 'Inkorporimi' në bashkëpunim me SPAK dhe autoritetet britanike (EMRAT)
1 Gusht, 12:25
-
Operacioni ‘Revanshi’/ Autoritetet në Dubai thonë se kanë ndaluar Marklen Hakën! Policia shqiptare i dërgon të dhënat biometrike
31 Korrik, 21:06
-
Vepronin si grup i strukturuar kriminal/ SPAK çon për gjykim 4 personat që trafikonin emigrantë nga vendet e treta drejt BE-së kundrejt pagesës 5000-10 000 euro
31 Korrik, 20:22
-
Nën hetim pasuror dhe dy masa sigurie në burg, Apeli i Posaçëm vendos sekuestrimin e një apartamenti të Jorgo Goros në Vlorë
31 Korrik, 15:32
-
2 prokurorë të rinj për SPAK! KLP “ok” Jellës dhe Maksutit, Tavani u skualifikua! Shkresë KLP: Dua proces të rregullt
31 Korrik, 15:12
-
GJKKO lë në 'arrest me burg' kryeprokurorin e Vlorës, Aurel Zarka mohon akuzat! Në seancë shkon dhe Dumani! KLP e pezullon nga detyra
31 Korrik, 14:02
-
Masakra e Gërdecit, ekspertët iu përgjigjen 113 pyetjeve të Mediut! Avokatët kërkojnë kohë, seanca shtyhet në shtator
31 Korrik, 11:45
Po' kujt ti besojm Tavos qe t'ha se Rama blen vota 500 euro apo cfar thot sot.
PërgjigjuPo Gazmend Ziu [ Bardhi ] ska turp , se turpin e ha me buk. Rēndēsi pēr Gaz Ziun ka tē jet deputet. Se ai pranon çdo gjē tjetēr por do vēndin e sigurt pēr deputet.
PërgjigjuTani qe u kapen te famshmit e Elbasanit i ka hyre frika kriminelit te Elbasanit Gazmend Bardhit dhe sulmon Spakun pa pik turpi. Ky teveqel cdo dite shpif dhe mundohet te fundosi njerez ne Spak po ne fund do bjeri vete brenda!
PërgjigjuMos ma shani shoqen Bardhi nuk ka faj, se edhe vet ai nuk din a eshte burre apo grua ?
PërgjigjuTe dy jane letyra te non grates ...
PërgjigjuGAZMENDA NUK KA NGA TE LUAJ...BANDITI BERISHA-KARAXHIXH JA KA FUT KEMBET NE NJE KEPUCE (JA DI TE GJITHA PISLLIQET QE KA BERE)
Përgjigju