Muaji shtator njihet si muaji i kurorëzimeve të dasmave në Shqipëri, por kësaj radhe ka ndryshuar.

Në preferencat e shqiptarëve për t’u kurorëzuar tashmë është gushti.

Sipas një raporti të fundit të  INSTAT, në periudhën 5 vjeçare 2014-2018, rezulton se numri total i kurorëzimeve në muajin gusht është 13 mijë e 991.

Në bazë të të dhënave të INSTAT, në tetor të vitit 2014 ka patur 2 mijë e 158 martesa, ndërkohë tetori i 2018 u mbyll me 2 mijë e 355 kurorëzime.

Nga ana tjetër, në shtator 2014 janë shënuar 2 mijë e 359 martesa, kurse në shtator 2018, ky numër ra në 1 mijë e 924.

Foto nga INSTAT