Noizy është një nga këngëtarët më të famshëm shqiptarë që po bën bujë edhe në vendet e huaja.
A e keni pyetur veten se cili është postimi i parë i Noizyt në një nga rrjetet sociale më të përdorura siç është Instagrami.
Ai ka dalë në një anije bashkë me dy miqtë e tij, ku shfaqen duke festuar dhe shkruan "Chilling with my Bruvas 1 more bruva on the way do".
Noizy e ka nxjerrë postimin në 1 shtator të vitit 2015 dhe vëmë re që ka preferuar të bëhet pjesë e instagramin 5 vite me vonesë.
Po të krahasojmë liket e tij, ka avancuar shumë pasi në postimin e parë ka marrë 32.672 like, kurse në postimin e fundit ka marrë 312.550 like.
Fansat e tij e ndjekin ne çdo hap që ai bën dhe mezi presin këngë të reja.
Kohët e fundit është vënë re që artisti shqiptar po bën bashkëpunime të fuqishme me këngëtarë të huaj.
Ditën e sotme ai ka publikuar në profilin e tij këngën e re në bashkëpunim me Snik, Capo Plaza dhe Gue Pequeno të titulluar Colpo Grosso.
Ai ndodhet në Luksemburg duke dhënë koncert për fansat e tij në të gjithë botën.
Postimi parë i Noizyt
Komente










