Ishin shumë mikesha të ngushta deri në momentin kur Fifi nuk i dha asnjë pikë performancës së Çiljetës në festivalin “Kënga Magjike”, u prish gjithçka. Çiljeta u mërzit nga kjo gjë dhe u shpreh se ishte ajo që e strehoi edhe në shtëpinë e saj Fifin dhe nuk e priste këtë nënvlerësim.
Mirëpo Filloreta Raçi e ftuar në një emision sqaroi se nuk kishte qenë asgjë personale, thjesht ashtu e kishte gjykuar performancën e mikes së saj. Gjithashtu i kërkoi falje publikisht, duke i kërkuar të pajtoheshin.
Nga ana e ish-Missit shqiptar nuk dëgjuam më asgjë në lidhje me këtë çështje deri para pak orësh. Në një video të postuar në Insatstory, Çiljeta shihet duke dëgjuar këngën e fundit të Fifit. Ajo gjithashtu e ka etiketuar këngëtaren në këtë postim. Mos është kjo një shenjë që Çili më në fund e fali dhe armiqësia mori fund?!