Cirk Kombëtar apo i Tiranës?Artistët:
Kumbaro t’i gjejë fondet nga dheu

Cirk Kombëtar apo i Tiranës?Artistët:<br />Kumbaro t’i gjejë fondet nga dheu<br /><br>
Emisioni Rreze Dielli në Report Tv e nisi fillimjavën me një çështje tepër aktuale që na përket të gjithëve. Në media prej disa ditësh vazhdon diskutimi mbi ndryshimin e statusit të Cirkut Kombëtar në Cirk të Tiranës. Për këtë çështje në studion e Rreze Dielli ishin të ftuar Julian Kazazi, Kryetar i Shoqatës së Artistëve të Cirkut dhe Mjeshtri i Cirkut Uljan Xhani.

Tepër të indinjuar ata shprehen se nëse nuk i jepet një zgjidhje vendndodhjes së cirkut dhe statusit të tij ata do të kalojnë në protesta të cilat mund të përshkallëzohen deri në grevë urie. Ata kërkojnë që Ministria e Kulturës të përgjigjet për fondet e munguara.

“Ne si sindikatë kemi mbështetjen e Zotit Gëzim Kalaja dhe komunitetit artistik. Artistët e cirkut do fillojnë me bojkotimin e shfaqjeve, protestave dhe deri në grevë urie. Artistët janë të vendosur, nuk e lëshojnë këtë status. Fondet le ti gjejë nga dheu ministrja sepse e kemi fituar me djersë këtë status. E duam këtë vend sepse ikën infermierët ikën mjekët të ikin edhe artistët, çfarë i ngelet këtij populli?”, u shprehën artistët.

cirku

Artistët pohuan gjithashtu se Shqipëria ka fatin të jetë cirk kombëtar sepse është i vetmi në Ballkan. Edhe pse nuk quhen shkollë, në fakt ky institucion është një shkollë pasi përgatit talente të reja të cilët kanë fituar edhe kompeticione ndërkombëtare.

Julian Kazazi, kryetari i Shoqatës së Artistëve të Cirkut me nota të ashpra tregoi për peripecitë e kaluara në këto 5 vitet e fundit dhe mungesën e transparencës nga institucionet përkatëse.

“Në këtë kalim që duan të bëjnë ne nuk kemi asnjë lloj transparence pavarësisht se na thuhet që nuk do të ketë ndryshim. Kemi kërkuar informacion nga bashkia dhe vetë nën-kryetari na ka thënë se ata nuk dinë se ç’ndodh me cirkun dhe se nuk i intereson. Këtu është problem. Sepse ministria thotë që do i kalojë bashkisë, por bashkia nuk merr asgjë përsipër, ndërkohë që në ato 400 metra tokë ku është vendosur cirku ka dalë pronari . Për këtë në 2013, ish-kryeministri Sali Berisha i ka dhënë cirkut me VKM një ambient afër liqenit për të ndërtuar Cirkun Kombëtar. Me ndërrimin e qeverive kjo gjë ngeli pezull. Cirku do të ndërtohej nga donatorë , por me ardhjen e qeverisë Rama ne jemi në luftë edhe me përmbarimin edhe me pronarët, sepse duan pronën.

Na kanë shkulur karriget, kavot., por ne do ta mbrojmë atë institucion deri në fund. Në 2015 Kumbaro ka dalë në një deklaratë që cirku nuk do të lëvizë dhe artistët të jetojnë të qetë. Para 1 muaji doli problemi që duan të na heqin që aty dhe Këshilli i Ministrave merr një vendim që pronën që ishte në varësi të Ministrisë së Kulturës ja jep bashkisë së Tiranës me qëllim ushtrimin e aktivitetit social kulturor të Cirkut të Tiranës. Nuk ka një projekt , por vetëm leje ushtrimi aktiviteti social kulturor. Ja pronën na e dhanë por çfarë do të ketë aty. Godinë, kapanon? Me çfarë kompetence na e kanë bërë Cirk Të Tiranës. Statusin kombëtar na e ka dhënën parlamenti me ¾ e votave dhe ata mund të na e heqin. Këta kanë dëshirë ta quajnë cirk të Tiranës.”,
ishin fjalët e kryetarit të Shoqatës së artistëve të cirkut.

Artistë të vendosur e duan Cirkun Kombëtar sepse është një pasuri kombëtare. Sipas tyre me statusin lokal mund të preket struktura, ndërkohë që shqetësohen për brezin e ri të cilit nuk duan t’ia hedhin në erë përgatitjet.

Uljan Xhani, akrobat dhe mjeshtër i cirkut tregon se ka 31 vjet që merret me virk dhe ndoshta mund ta shohë veten jashtë dyerve të tij. Xhani gjithashtu ndien keqardhje për kushtet e vështira në të cilat punojnë

“Unë kam 31 vjet që merrem me cirk , që në moshën 5 vjeçare dhe me këto që po ndodhin unë mund të mos jem më pjesë e cirkut. Ne prisnim përkrahje sepse kemi kushte shumë të vështira. Në 500 vende kemi 700 spektatorë, ka kushte dhe ambiente të këqija kudo. Mjetet e grimit janë të gjitha falas, grimierja vjen falas dhe çdo gjë pikon. A nuk është gjynah për këta fëmijë që bëjnë stërvitje në këto kushte?”, u shpreh Xhani

Të pyetur se cili është motivi që të rinjtë e cirkut vazhdojnë ende të ushtrohen me këto lloj kushtesh artistët përgjigjen:

“15 vjeçarët duhet ti falenderojmë që vijnë dhe e bëjnë këtë art të ecë përpara. Në këto 5 vite është luftë për ekzistencë. Dhe kjo është përgjegjësi e ministrisë së kulturës. Bileta është 50 lekë për fëmijë dhe 100 lekë për të rritur dhe paratë i shkojnë Ministrisë së Financave. Nga Ministria e Kulturës ka marketing 0, asnjë lloj mbështetje, asnjë postim për shfaqjet apo premierat tona. Ne veglat i blejmë vetë, rrobat i blejmë vetë, dyshekët e sigurisë i blejmë vetë, nuk kemi 1 sanitare, nuk kemi marangoz, nuk kemi një mjek dhe kemi rrogat më të ulëta të Administratës.”

Artistët në studio, por edhe gjithë artistët e tjerë të cirkut kërkojnë që të bëhet më e mira për cirkun dhe janë në pritje të një vendimi që do ti japë vlerën e duhur Cirkut Kombëtar.

a.k./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi