Cirku Kombëtar, Çili në Report TV
"Audicione për më të mirët"

Cirku Kombëtar, Çili në Report TV<br /> ">
Drejtori i Cirkut Kombëtar Sajmir Çili, këngëtar dhe kantautor i njohur, ka qenë i ftuar sot në studiot e Report TV për të diskutuar lidhur me projektet dhe problematikat që ka cirku shqiptar.

Cirku është specifik, sepse është një art mes sportit dhe artit. Nëse për artin vihet nga shkollat 9 vjeçare, kryhet liceu artistik dhe akademia e artit, për cirkun nuk ka një rrugëtim specifik. Ka fëmijë shumë të talentuar dhe cirku është furnizuar gjithnjë nga një studio e posaçme e tij që punon me ta, me orë të zgjatura edhe pasditeve. Kemi shumë kërkesa dhe kemi bërë audicione për të mbajtur më të mirët” – tha Çili.

Duke folur për objektivat e cirkut, Çili u ndal te mesazhi që duhet të përçojë ky institucion.

“Kemi menduar që fëmijët të argëtohen nëpërmjet cirkut dhe të gëzojnë. Por njëkohësisht të rriturit të marrin një mesazh kundër dhunës në familje. Po realizojmë një shfaqje në të cilën ngjarja në skenë zhvendoset në sytë e një kllouni, që sheh gjithçka, i vjen keq, por gjithsesi mbetet artist” – tha ai.

Por a arrin ta përçojë vërtet mesazhin kjo shfaqje?

“Populli shqiptar është mjaft artdashës, duhet të jemi ne artistët që të shkojmë te populli, me idetë tona artistike, me fabulat tona. Po të flasim për artin në përgjithësi, shumica e aktorëve, artistëve nuk e shohin artin si edukim përmes kulturës dhe artit. Ky është qëllimi i një artisti të vërtetë, jo duke bërë art vetëm për veten. Ai duhet të jetë në shërbim të shqoërisë” – theksoi Çili.

Sa për aktivitetet që zhvillon aktualisht Cirku Kombëtar, Çili tha:

“Çdo të shtunë dhe të dielë cirku vazhdon të jetë i mbushur. Numrat e repertorit ndër vite i sjellim në skenë, dhe ka një larmi në shfaqje”.  

Mesazhi i fundit i Çilit ishte se “Artistët nuk duhet të presin vetëm nga shteti, por duhet të bashkëpunojnë edhe me biznesin, që është shumë i interesuar për reklamim”, në mënyrë që numri dhe cilësia e aktiviteteve të rritet.  

s.k/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Jason Derulo kapet 'mat' duke darkuar me një vajzë misterioze në Tiranë

Jason Derulo kapet 'mat' duke darkuar me një vajzë misterioze në Tiranë