Manchester City rikthehet të fitojë në transfertë në Premier League. Djemtë e Pep Guardiolës triumfuan ndaj Burnley 4-1 duke dhuruar një paraqitje shumë të mirë dhe shënuar gola fantastik.Një dygolësh realizoi braziliani Gabriel Jesus në minutat 24 dhe 50-të ndërsa dy golat e tjerë mbajnë firmën e Rodri dhe Mahrez.
City rimerr vendin e dytë dhe i bën presion Liverpoolit kryesues pasi tashmë ndodhet vetëm 8 pikë larg. Megjithatë kampionët e Europës sonte kanë mundësi ta ruajnë distancën. Në ndeshjet e javës së 15-të djemtë e Klopp luajnë derbin ndaj Everton në “Anfield Road” takim që nis në 21:15.
Ndërsa Jose Mourinho rikthehet në “Old Traford” gati një vit pas shkarkimit. Portugezi që i ka fituar të treja ndeshjet në stolin e Tottenham do kërkojë të bëjë të njëjtën gjë edhe ndaj një United që dy ndeshjet e fundit i ka barazuar. Chelsea pret Aston Villa-s./ Përgatiti Andi Kapxhiu

Komente

