City kap kuotën e 100 pikëve, Salah thyen rekord, Chelsea jashtë Champions
Premier League ka mbyllur siparin me javën e fundit, ku natyrisht nuk kanë munguar surprizat, duke pasur edhe rekorde.
Ndeshja Liverpool-Brighton & Hove Albion 4 - 0
Premier League ka mbyllur siparin me javën e fundit, ku natyrisht nuk kanë munguar surprizat, duke pasur edhe rekorde. Liverpool do të shkojë në Champions League, sido që të dalë finalja e këtij edicioni kundër Real Madrid, pasi e ka mbyllur në vendin e katërt Premier League, duke lënë Chelsea në vendin e pestë, ekipi që do të bëj tifo për “të kuqtë” në finalen e Kievit, si mundësia e vetme për të marrë pjesë në veprimtarinë elitare.
Mohamed Salah shënoi golin e parë për Liverpool në fitoren 3-0 ndaj Brighton, goli i 32-të për të në Premier League. Egjiptiani është shpallur golashënuesi më i mirë, por jo vetëm kaq, ai ka vënë një rekord historik si futbollisti që ka shënuar më shumë gola në harkun e një kampionati, që kur në Premier League marrin pjesë 20 ekipe. Golat e Lovren dhe Solanke shënuan golat e tjerë për ekipin e Klopp.
Ndërkohë, Chelsea mbetet në vendin e pestë pas humbje së turpshme 3-0 në “St.James Park” kundër Newcastle. Londinezët mund ta zbusin dhimbjen vetëm nëse fitojnë në finalen e Kupës së Ligës kundër Manchester United dhe Liverpool mposht Real në finalen e Champions. United fitoi 1-0 në javën e fundit të Premier League, me golin e shënuar nga Marcus Rashford kundër Watford.
Manchester City, kampion i Anglisë, fitoi 1-0 ndaj Saouthampton me golin e shënuar nga Gabriel Jesus në minutën e fundit dhe e mbylli sezonin me 100 pikë, një rekord i paimagjinueshëm për ekipin e Pep Guardiola. Vlen për t’u përmendur edhe fitorja e Tottenham, 5-4 ndaj Leicester. Ky festival golash në “Wembley” i jep mundësinë skuadrës së Pochettino ta mbyllë kampionatin në vendin e tretë, teksa me dy golat e shënuar Harry Kane u ngjit në 30 gola, dy më pak se Salah.
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.3%
-
Të gabuar
81.3%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4542
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kriza e 'Qytetarëve', Guardiola: Kemi thyer rekorde, tani e bëjmë në anën tjetër
24 Dhjetor, 14:32
-
Sfida kundër Manchester Cityt, trajneri motivon Brojën: Konkurrenca i bën mirë ekipit
24 Dhjetor, 13:49
-
Shtohen telashet te Arsenal, Mikel Arteta: Saka mungon gjatë
24 Dhjetor, 13:08
-
Vendos trajneri i ri, dy yjet e Manchester United dalin në shitje
23 Dhjetor, 16:11
-
Arabia Saudite trondit botën e futbollit, kërkon të blejë dy klubet legjendare të Premier League në Angli
23 Dhjetor, 10:51
-
GOLAT/ Liverpool i shënon 6 herë Spursave, kryeson Premier Leaguen! Man. United për turp, humbet në shtëpi! Wolves 'kafshojnë' Leicesterin, Everton paqe me Chelsea
22 Dhjetor, 17:06
-
GOLAT/ Aston Villa tërbon 2-1 Manchester Cityn, Guardiola s'u beson syve! Arsenali fiton me 'manita' kundër Palace
21 Dhjetor, 16:09
-
Angli/ Tragjike në derbi, tifozi sëmuret në stadium gjatë Man. City - Man. United dhe ndërron jetë
16 Dhjetor, 18:16
-
Zhvilloi 24 minuta në Londër, Chelsea i bën bllokadë Armando Brojës
16 Dhjetor, 16:00
-
GOLAT/ United përmbys 1-2 Cityn në derbin e Manchesterit, 'Qytetarët' në krizë! Chelsea fiton dhe sheh nga kreu, shkëlqejnë Spurs
15 Dhjetor, 22:01
-
Premier League/ Armando Broja protagonist në Londër, Everton barazon me Arsenalin! Liverpool ngec 2-2 në 'Anfield', fiton Newcastle
14 Dhjetor, 18:13
-
Armando Broja futet në historinë e Everton
13 Dhjetor, 10:54