Në kuadër të 71-vjetorit të çlirimit të kryeqytetit kreu i Bashkisë dhe ai i Kuvendit zhvilluan homazhe tek "Ushtari i Panjohur" në nder të dëshmorëve që ranë në luftën për Tiranën.

Në një prononcim për mediat pas aktivitetit Meta dhe Veliaj një zëri përcollën mesazhin e mirënjohjes për dëshmorët si dhe nuk lanë mënjanë rrezikun nga terrorizmi që po kërcënon Europën dhe koontributin e Shqipërisë

Në fjalën e tij kreu i bashkisë Veliaj tha se terrorizmi po godet në zemër të qyteteve, për këtë tha ai edhe Tirana është vunerabël pra e prekur nga rreziku.
"I uroj qytetarëve Gëzuar Ditën e Çlirimit, sidomos atyre që janë familje dëshmorësh! Mesazhi vjen pas 71 vjetësh po është i njëjti edhe sot. Ajo gjeneratë zgjodhi të ishte me forcat përparimtare. Me ngjarjet e Parisit ne duhet të zgjedhim me cilin qytetërim të rreshtohemi. Tirana si gjithmonë është në anën e duhur të historisë, sot në anën e Parisit. Lufta sot nuk bëhet në male, por në zemër të civilizimit. Destinacioni ynë është Perëndimi dhe bota e civilizuar,”-tha ai.

erion veliaj

Ndërkohë nga ana tjetër edhe kreu i Kuvendit tha se njëlloj si dëshmorët dhe partizanët që dhanë kontributin e tyre në çlirimin e kryeqytetit edhe Forcat e Armatosura sot po japin ndihmesën e tyre. Meta theksoi edhe njëherë pozicionin e Shqipërisë në luftën kundër terrorizmit si vend përkrah forcave progresive.

"Shpreh nderimin më të madh në emer të Kuvendit për partizanet dhe partizanët që çliruan Tiranën më 17 nentor 1944 pas betejash të jashtëzakonshme pas gjakut të derdhur nga dëshmorë e dëshmore dhe njëkohësisht shpreh mirënjohjen për popullin e Tiranës dhe kontributin nga aleatët tanë sidomos ata britanik për çlirimin e kryeqytetit. Forcat tona të sigursë japin kontributin më të madh njëlloj si partizanët në luftën kundër terrorizmit me të cilën përballet sot mbarë qytetërimi. Në këtë betejë vendi i Shqipërisë është në krah të forcave progresive dhe kontributi ynë s’do të mungojë.-tha Meta

ilir meta

Në lidhje me mungesën e këshilltarëve të djathtë të Bashkisë së Tiranës në ceremoni Veliaj theksoi faktin se festa është publike e të gjithëve dhe i’u drejtua demokratëve me shprehjen” Kemi më shumë tgjera që na bashkojnë e më pak që na ndajnë”-përfundoi ai

meta dhe veliaj

Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)