Ilir Konomi, i cili është larguar tre vite më parë nga Zëri i Amerikës promovoi librat e tij studimor për Fan Nolin në qytetin e Korçës. Gazetari dhe studiuesi i njohur komentoi zhvillimet më të fundit në Uashtingon, siç është kërkesa e Presidentit Donald Trump për të mbyllur Zërin e Amerikës. Ai tha se kjo është diçka e trishtueshme por presidenti amerikan ka fituar mandatin për të bërë reforma dhe do të vazhdojë agjendën e tij.
“Kjo është diçka e trishtueshme për mua por presisodenti Trump ka agjendën e tij, është i zgjedhur ka një mandat për të bërë ndryshime dhe reforma dhe nuk e dimë si do të përfundojë kjo çështje. Ai nuk e ka mbyllur Zërin e Amerikës sepse ka një ligj të Kongresit, sepse kjo çështje duhet të kalojë aty nëse ai kërkon ta mbyllë. Ai po përpiqet të bëjë reforma momentalisht në Zërin e Amerikës. Kam qenë për një kohë të gjatë, për 3 dekada tek Zëri i Amerikës. Duhet të them se Trump ka mandat nga zgjedhësit, ai është zgjedhur me 80 milion vota dhe një President që ka një mandat të tillë ka të drejtë të bëjë reforma. Tani për tani ata po bëjnë shkurtime në kuadrin e shkurtimeve të përgjithshme të administratës amerikane, për të ulur borxhin e jashtëm amerikan që është 36 trilion dollarë”, tha Konomi.
Këtë deklaratë e dha gjatë aktivitetit promovues në univetsitetin e Korçës ku ka prezantuar dy veprat e tij studimore “Fan Noli – Apostulli” dhe “Fan Noli-Rebeli”, të cilat janë vlerësuar me çmimin “Lumo Skëndo” nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit.

Komente


O I.K. I ZGJUAR SATË DUASH POR SERVIL I POLITIKËS SË DITËS.NE E KUPTOJMË AQ SE TRAMPI KA TË DREJTË TË BËJË REFORMA POR JO TË VRASË FJALËN E LIRË, E DEMOKRACIN NË SHTETIN E TIJ.DIHET QË NDIKIMI I U.S.A. NË BOTË ËSHTË I RËNDËSISHËM DHE NUK NDRYSHOHEN RREGULLAT E LOJËS NË MËNYRË TË NJËANSHME DHE DUKE PËRÇMUAR POPUJT E E.U. QË E QYTETËRUAN E E KULTURUAN ATË KONTINENT.ILIR SI LEXUES LAJMESH ISHE I MIRË OOR SI GAZETAR E HISTORIAN KE NEVOJË TË MADHE PËR SHKOLLIM.
Përgjigju