'Çmendet' Artan Fuga për fjalët që shkruan vetë për Kosovën, sulmon si haters Shqiptarja.com

TIRANE - Në një postim të pasdites së sotme në profilin publik në Facebook  Artan Fuga vihet në shënjestër Shqiptarja.com me gjuhën më të rëndomtë dhe vulgare që pritet nga një haters (urryes) anonim rrjetesh sociale e jo nga dikush që pretendon të jetë mësues në Fakultetin e Gazetarisë shqiptare dhe garues për drejtimin e Akademisë së Shkencave.

Pjesë nga shkrimi sot i Artan Fugës në Facebook ku sulmon Shqiptarja.com

Artan Fuga sulmon Shqiptarja.com, por në të vërtetë sulmon vetëveten, pasi në rubrikën "Analiza" të faqes online te medias sone është publikuar fjalë për fjalë mendimi publik që Fuga ka dhënë për Kosovën, pa asnjë hyrje, pa asnjë ndryshim as në presje as në pikë.  Ja çfarë shkruante ai dhe Shqiptarja.com publikoi me korrektësi më 6 tetor, në analizat një ditë pas zgjedhjeve, edhe me gabime drejtshkrimore në shqip e italisht:

Sa keq që politika i ka marrë vendin artit, letërsisë, shkencës, fesë, filozofisë.
Cfarë rënieje!
E çfarë rëndësie ka se kush zgjidhet a nuk zgjidhet kryeministër i Kosovës!!!
A thua se u caktua trashëgimtari a trashëgimtaria e mbretëreshës së Anglisë!
Një këngë e mirë, një dramë e mirë e vendosur në skenë, një studim i mirë ka mijra herë më shumë rëndësi sesa emërimi i një kryeministri!
I kemi kthyer vlerat e njerëzimit mbrapsht!
Na kanë futur në rrugën e budallallikut si komb!

La situazione degli piccoli cani non è buona

Shkrimi i postuar në Shqiptarja.com në kategorinë Analiza

Por Artan Fuga, të cilit për nga gabimet drejtshkrimore që mbushin postimet e tij dhe gjuhën e urrejtjes, po shmangim t'i themi edhe profesor, sot vendos të sulmojë gjithsesi.
Duke ripublikuar atë absurditet që vetë e pat shkruar më datën 6 tetor, po ta krahasojmë me tekstin e publikuar nga Shqiptarja.com, nuk ka asnjë ndryshim. Ja teksti qe publikon vete sot ne FB:
Sa keq që politika i ka marrë vendin artit, letërsisë, shkencës, fesë, filozofisë.

Shkrimi i ripublikuar nga Artan Fuga

Siç e shikoni janë të njëjtat fjalë vetëm se ka korrigjuar nga trashgimtaria që pat bërë vetë gabim, në trashëgimtarja (korrrekt në shqip). Mbetet gabimi drejtshkrimor i "La situazione degli piccoli cani..." në italisht (korrekt: ''La situaizone dei piccoli cani...' nga Adriano Celentano).

Sa për akuzat për të drejtat e autorit e pirateri, Fuga, që lutej me telefonata të tëra të intervistohej e publikohej për kandidaturën e tij për Akademinë e Shkencave, sot na quan piratë vetëm se, siç ndodh në të gjithë median e qytetëruar botërore, publikimet e personave publikë në twitter, facebook e të tjera mjete komunikimi vendosen duke i cituar qartë mendimin. Absurde dhe e padëgjuar ajo që një "mësues" gazetarie pretendon ta vendosë edhe titullin siç do ai. Po. Në kohën e Enverit ndodhte kështu!

Ndërkohë mund të bëhet një krahasim i asaj që ka postuar Artan Fuga dhe të analizës së marrë fjalë për fjalë nga Shqiptarja.com: SHIKONI këtu analizën e postuar në Shqiptarja.com

a.m.//Shqiptarja.com
Komento

Komente

  • Kosova: 10/10/2019 08:43

    More kelysh Serbi pse budallenj jane shqiptaret. Te teksti yte ke shkrujte tamam siç thone gazetaret. Ti o derdimen se vetem profesor nuk je thua qarte qe kush po e çan koken kush zgjidhet ne Kosove se mos do zgjidhet trashgimtarja e Anglise. Ti je nje psikopat qe kapesh tani kot me gazetaret. Plehre e kombit

    Përgjigju
  • Pedagogu: 09/10/2019 23:45

    Titulli qe I keni vendosur lajmit s'ka asnje lidhje me shkrimin e Fuges. Ai per kete ju ka kritikuar. Jo per permbajtjen e lajmit. Ju lutem tregojuni serioz dhe dhe mos censuroni. Eshte hera e dyte qe ju shkruaj per kete ceshtje

    Përgjigju
  • Mark MUT Marku dhe Artan KOKÈLOQE Fuga: 09/10/2019 21:49

    Ky éshté Njè PLAK i DEGJENERUAR dhe Njé LAFAZAN dhe TELENDAR , ALLA Petrit KRYEKUSAR Vasili (KRYEHAJDUTI ME DAMKÉ BOTÉRORE , QÉ SURRATIN E ZI , E KA NÉ LISTÈN E ZEZÉ TÉ FBI , CIA , DEA , DASH , NSA dhe gjithandej népèr AGJENSITÉ LIGJZBATUESE AMERIKANE dhe NDÉRKOMBÉTARE !!!

    Përgjigju
  • Trnakop Kacija: 09/10/2019 21:24

    Eshte e pabesueshme cfare urrejtje kane disa ne Shqiperi ndaj Shqiptareve te Kosoves - si shpjegohet nuk e di.

    Përgjigju
  • Pyka: 09/10/2019 20:24

    Kjo do te thote.....qe jemi mpire edhe nga trute...ky individi per karakterin qe ka te neverit....dhe te mendosh qe ky individ me karakter te shemtuar edukon te tjeret te thuash...ky individ me kujton mizen te b---a e kalit!Ky eshte katandisur mos me keq...dhe ta mendosh qe paguhet nga taksat.Eshte karakter shume i siperfaqshem,qe do te thote qe kur flet nuk mendon...

    Përgjigju
  • Geri: 09/10/2019 20:19

    Kush e ka vene ne dyshim se Fuga ka probleme psiqike??? Duhet te kerkoni ne arkivat e te ndjerit prof. Nasi Bozheku per te gjeyur se me cfare dhe nga cfare eshte kuruat Fuga Artan. Nje llafazan qe flet per gjithcka dhe per asgje njekohesisht. E kote te merremi me te

    Përgjigju
  • tani: 09/10/2019 19:26

    Pasqyre e plote e mediokritetit akademik shqiptar.Sinonim I "intelektualit" te shkolluar Mark Marku

    Përgjigju
  • gazetari: 09/10/2019 19:18

    Ky eshte nje gomar i varrosur me epoken e Berishes. Nje llafazan e i paafte me keq se grate e perdala te lagjes. Iku koha e ketij kerkon te kete vemendje duke sulmuar profesioniste. Kosova e njeh kete legen

    Përgjigju