KUKES - Një 79-vjeçar u arrestua nga Policia në Kukës pasi ka tentuar të vrasë familjarët e tij dhe t'i vërë flakën banesës me benzinë. Ngjarja e rëndë fatmirësisht është parandaluar nga policia.
I.S., 79 vjeç, banues në fshatin Kalimash ka shkatërruar orenditë e banesës, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj familjarëve dhe nipit dhe më pas i ka kanosur me çifte, si dhe ka tentuar të djegë shtëpinë me benzinë.
Shqiptarja.com u interesua për ngjarjen, dhe mësoi se 79-vjeçari jetonte pa gruan, e cila kishte ndërruar jetë, ndërkohë që në momentin e kanosjes, në banesë ndodhej djali i tij me nusen, nipi dhe prindërit e nipit. I moshuari kishte konsumuar alkool, dhe mësohet që motiv për ngjarjen e rëndë të jetë bërë fakti që nuk i ka pëlqyer ushqimi që ishte gatuar për të.
Por falë njoftimit në kohë të policisë dhe mbërritjes menjëherë në vendngjarje të inspektorit të Policisë së Zonës, i cili në bashkëpunim me familjarët i kanë marrë çiften dhe shishen e benzinës të moshuarit, duke e vënë në pranga.
Policia thotë se në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e gjahut (çifte), disa fishekë, një shishe benzinë dhe një çakmak.
I moshuari do të hetohet nga Prokuroria e Kukësit, për veprat penale "Dhuna në familje", "Kanosja" dhe “Shkatërrimi i pronës e mbetur në tentativë".
G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.2%
-
Të gabuar
68.3%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3013
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Elbasan/ Ushtroi dhunë ndaj babait dhe i vodhi paratë, në pranga 31 vjeçari
23 Nëntor, 13:36
-
Lushnjë/ Bashkëshortja e denoncon për dhunë ndaj saj dhe ngacmim seksual të së bijës 11 vjeçe, arrestohet 39-vjeçari (EMRI)
7 Nëntor, 13:58
-
Dhunë ndaj babait dhe bashkëshortes, 2 të arrestuar në Lezhë
4 Nëntor, 10:09
-
Kukës/ Dhunonte gruan dhe kanoste me armë zjarri fëmijët, në pranga 60- vjeçari! Sekuestrohen 3 armë zjarri dhe municion luftarak
28 Tetor, 11:00
-
Lezhë/ Ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes dhe mbante armë pa leje në shtëpi, arrestohet 37-vjeçari
27 Tetor, 11:05
-
Dhunoi nënën, arrestohet 48-vjeçari në Tiranë
25 Tetor, 13:02
-
Shkodër/ U denoncua për dhunë në familje, policia i shkoi në banesë! 30- vjeçari plagosi me thikë një efektiv! Arrestohet nga policia
20 Tetor, 13:50
-
Durrës/ Goditi me grusht bashkëshorten, arrestohet 57-vjeçari
19 Tetor, 12:16
-
Dhunë ndaj grave e vajzës së mitur, 3 të arrestuar në Tiranë
13 Tetor, 10:35
-
Gjobitën makinat me targa të huaja në Rrugën e Kombit e lekët i futën në xhep, 22 policë në hetim! 6 në burg, 4 arrest shtëpie e 12 detyrim paraqitje! Dëmi 20 mln lekë të vjetra (EMRAT)
19 Shtator, 19:14
-
Dhuna në familje mbetet problem/ 8 raste u denoncuan brenda 24 orëve në Tiranë e Korçë, gratë pajisen me urdhër mbrojtjeje
19 Shtator, 11:13
-
Tiranë/ Përndiqte të miturën, arrestohet 19-vjeçari nga Finlanda, e njohu në rrjetet sociale! Pesë të arrestuar për dhunë në familje, përndjekje dhe thyerje mase
13 Shtator, 09:32
Çojeni ne psikiatri se ka nevoje per ilaçe
Përgjigju