“S’ka qira më poshtë 350 euro”, thotë eksperti i pasurive të paluajtshme Ervin Demirxhiu.
Ky është normaliteti i ri në tregun e pasurive të paluajtshme, ku çmimet e qirave edhe në periferi të Tiranës, kanë kapërcyer në 300 euro.
Banka e Shqipërisë thotë se ky trend rritës nuk pritet të ndalet. 70% e agjencive imobilare pjesë e një anketimi të bërë nga banka qendrore thonë se çmimet do të jenë të qëndrueshme, 26% pohojnë se do të rriten dhe vetëm 4% presin ulje.
“Çmimet e apartamenteve që vazhdojnë të rriten normalisht vjen si pasojë e kërkesave që ka. Tirana dhe bregdeti kanë shumë kërkesa për blerje. Kostot po rriten çdo ditë, vuajnë realisht shumë mungesën e fuqisë punëtore ndërtuesit. Ato po paguajnë më shumë për fuqinë punëtore dhe është normale që do të përkthehet në çmim”, thotë eksperti.
Superitja rreth qendrës së Tiranës me 29%, po orienton tregun në zonat periferike, ku dhe atje çmimet janë të larta.
“Është normale që të rriten çmimet në periferi, pasi kush e ka të pamundur të blejë në qendër sigurisht do ti drejtohet periferisë. Për këtë arsye ka një rritje të madhe kohët e fundit”, tha Demirxhiu.
Ajo çfarë ka bërë diferencën në 6 muajt e parë të këtij viti, ka të bëjë edhe me blerjet e larta nga atë huajt. Banka e Shqipërisë thotë se 14% e pronave të shitura janë blerë nga të huajt.
“Apartamentet i blejnë të gjithë. Blejnë shqiptarët nga gjithë vendi, blejnë shumë të huajit, për investime, e shikojnë si një treg me potencial. Ndoshta për ne çmimet janë të larta por për një gjerman, polak apo italian është një treg i favorshëm”, tha Demirxhiu.
Në rang vendi çmimet e apartamenteve janë rritur me 11.6%, dhe si pasojë e këtij shtrenjtimi 40% e pronave janë blerë me kredi bankare.
M.Q./S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15%
-
Të gabuar
81.7%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 3931
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rritet çmimi i apartamenteve në Korçë dhe Pogradec, deri në 1 mijë € metri katror! Agjenti imobilar: Kërkesa të larta nga Tirana e Durrësi! S’mbetet pas as diaspora
25 Nëntor, 19:48
-
Vrojtimi i Bankës së Shqipërisë: Turizmi mban në ‘këmbë’ besimin në ekonomi! Ngec sektori i ndërtimit, më pak porosi për apartamente
1 Nëntor, 15:43
-
Censi 2023/ 60 mijë familje në Tiranë pa shtëpi por 85 mijë banesa janë bosh
1 Nëntor, 15:15
-
Tregu i apartamenteve/ Të etur për prona, bum shitjesh të pasurive të paluajtshme! INSTAT: Në 6 muaj u shitën prona me vlerë 58 mld lekë
13 Tetor, 17:34
-
Rusët e ukrainasit ‘përmbysin’ tregun imobilar në Durrës, 2 mijë euro metri/katror te ‘Vollga’! Vendasit drejt periferisë
18 Shtator, 12:41
-
Kuvendi i paguan nga 35 mijë lekë në muaj qiranë në Tiranë 19 deputetëve! Kryesojnë më “pasivët” në seanca
14 Shtator, 14:49
-
Po shitet më pak...por shtrenjtimi s’ndalet! Rriten me 16% çmimet e apartamenteve në Shqipëri! Tirana, më e “kripura”
10 Shtator, 15:36
-
Në 3 muaj u shitën apartamente me vlerë 350 milionë euro! Blerjet nga të huajit po mbajnë çmimet e pronave të larta
6 Gusht, 15:35
-
Ndërtuesit pesimistë, presin rënie të porosive dhe çmimeve të apartamenteve
4 Korrik, 07:30
-
Rritja e qirasë për banesat sociale, familjet në nevojë protestë në Korçë: Nuk e përballojmë dot
5 Qershor, 11:35
-
Rivlerësimi ‘zhbllokon’ shitjen e pronave luksoze, eksperti për Report Tv: Pronarët trembeshin nga tatimi! Të huajt ‘mësyjnë' tregun
17 Maj, 14:56
-
Shtrenjtohen qiratë, por apartamentet po shiten më lirë! BSH: Të huajt blenë 26% të pronave në 2023-shin, në Tiranë e bregdet
30 Prill, 16:07
Ju kan ngel stock ndertimet e nuk po i shisni dot. Prandaj ky lajm i rrem
PërgjigjuTani qe po ikin studentet nga qeraja larte per 4-9 vite kemi falimentim masiv bisnes vogel ! Duhet qe kush jep qera student mos jepet me shume sesa 200€ muaj per 50-60m2
PërgjigjuMos e vrisni mendjen se do i blejn pleqte qe kan ngelur,ishalla stot i mbanni mks ju shitshin s epo tallni trapin me ate popull te vuajtur qe jemi
PërgjigjuPo , i perzini nga shqiperia edhe ata te rinje qe kane ardhur nga rrethet , kane marre shtepi me qera dhe punojne ne Tirane. Kjo do ta boshatis fare shqiperine nga shqiptaret dhe do ta mbushi me te huaj.
Përgjigju