Fatmira Laska, një nga tre gjyqtarët që vendosi dënimin me vdekje të poetit antikomunist, Havzi Nela është nderuar me çmimin “TogaeArtë 2015” nga Shoqata e Avokatëve Penalistë.
Lavide Nela, bashkëshortja e poetit antikomunist, Havzi Nela ka reaguar sot ndaj dekorimit që Shoqata e Avokatëve Penalistë i ka bërë Fatmira Laskaj, duke i dhënë çmimin “Toga e Artë 2015”.
Reagimi i saj ka ardhur pasi Laskaj është një nga tre gjyqtarët që firmosën në Gjykatën e Lartë të shtetit komunist, vendimin me vdekje përmes varjes në litar të Havzi Nelës.
Bashkëshortja e Havzi Nelës thotë se ajo pret që të dënohen xhelatët e Havziut e jo të dekorohen. Ajo ka shtuar se Laskaj dhe ata që firmosën për varjen në litar të poetit antikomunist të paktën duhet ti kërkojnë falje.
Më 24 qershor 1988, Gjykata e Lartë e Shqipërisë të përbërë nga gjyqtarët komunisë Fehmi Abdiu, Vili Robo dhe Fatmira Laskaj e hodhi poshtë kërkesën Lavdie Nelës kundër dënimit te burrit të saj me vdekje.
Gjykata vendosi që Havzi Nela të dënohej me varje.
Miratimi përfundimtar i dënimit me vdekje nga Kryetari i Presidiumit të Kuvendit Popullor, Ramiz Alia, çoi në ekzekutimin Havzi Nelës me varje publike me 10 gusht të 1988 në qytetin e Kukësit.
Ndermi i gjyqtares bëhet në një kohë kur politik dhe opinioni publik janë përfshirë në një debat të ashpër për nderimin dhe dekorimin nga qeveria të disa prej autorëve te krimeve te komunizmit.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO