Çmimet e larta të vajit dhe zarzavateve rritën inflacionin e majit në 1.8%

Çmimet e larta të vajit dhe zarzavateve rritën inflacionin e majit në 1.8%

Foto ilustruese

Niveli i përgjithshëm i çmimeve u rrit në muajin maj me 1.8 për qind, ku peshën kryesore e patën çmimet e vajit, zarzavateve dhe shërbimeve e transportit.

INSTAT raportoi se, një vit më parë ky ndryshim ishte 2,1%, ndërsa ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Maj 2021, krahasuar me prill 2021 është -0,9%.

Ndikimi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të indeksit të çmimeve të konsumit. Rritja vjetore e çmimeve në muajin Maj është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +1,26 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Transporti” me +0,11 pikë përqindje.

Krahasuar me muajin Maj 2020, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 3,7%, pasuar nga grupet “Komunikimi” me 2,8%, “Transporti” me 2,2%, “Pije alkoolike dhe duhan” me 1,5%, “Argëtim dhe kulturë” me 1,4%, “Hotele, kafene dhe restorante” me 1,1%, “Veshje dhe këpucë” me 1,0%, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 0,9%, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,8 %, “Shëndeti” me 0,5 %, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,3% dhe “Shërbimi arsimor” me 0,1%.

Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “zarzavate përfshirë patatet” u rritën me 10,1%, pasuar nga nëngrupet “vajra dhe yndyrna” me 6,2%, “fruta” me 4,0%, “peshk” me 2,5%, “qumësht, djathë dhe vezë” me 1,8%, “mish” me 1,5%, etj.

Krahasuar me muajin Prill 2021, çmimet e grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” u ulën me 2,8%, pasuar nga grupet “Argëtim dhe kulturë” me 0,3% dhe “Pije alkoolike dhe duhan” me 0,1%. Nga ana tjetër çmimet e grupit “Transporti” u rritën me 1,2%, pasuar nga grupet “Shëndeti” me 0,4%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,2%, “Veshje dhe këpucë”, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë”, “Hotele, kafene dhe restorante” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,1 % secili.

Çmimet e grupit “Komunikimi” kanë kontribuar me +0,09 pikë përqindje në inflacionin e majit. Çmimet e grupit “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” kanë kontribuar me +0,07 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” kanë kontribuar me +0,06 pikë përqindje.

Çmimet e grupeve “Pije alkoolike dhe duhan”, “Argëtim dhe kulturë”, “Hotele, kafene dhe restorante” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” kanë kontribuar me +0,05 pikë përqindje secili. Çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” kanë kontribuar me +0,04 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Shëndeti” kanë kontribuar me +0,02 pikë përqindje./Monitor

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ruben Amorim debuton te Manchester United, Ipsuich i ndal 1-1

VIDEO/ Ruben Amorim debuton te Manchester United, Ipsuich i ndal 1-1