Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të karburanteve. Nafta ulet me 6 lekë dhe do të shitet me 232 lekë për litër. Benzina është ulur me 2 lekë dhe do të shitet 216 lekë për litër. Ndërkohë gazi do të shitet me 81 lekë për litër.
"Bordi i Transparencës në datë 21 Korrik 2022, në mbledhjen e radhës vendosi: Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 232 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 220 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 216 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 204 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 81 lekë/litër edhe i shitjes me shumicë 69 lekë /litër. Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 21 Korrik ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes", ka njoftuar Bordi i Transparencës.
Çdo biznes i shitjes me shumicë dhe pakicë i nënprodukteve të naftës është i detyruar të zbatojë Vendimin e Bordit të Transparencës, në lidhje më çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë. Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullim aktiviteti, heqje licence dhe sekuestrim.
Tallje trapi me miletin
Përgjigju