Çmimi i naftës 258 lekë për litër, 'dështon' protesta, qytetarët në Tiranë dhe Elbasan nuk fikin makinat! Konfindustria: Të zhbëhet Bordi! Ahmetaj: Ai frenon abuzimet

Çmimi i naftës 258 lekë për litër, 'dështon' protesta, qytetarët në Tiranë dhe Elbasan nuk fikin makinat! Konfindustria: Të zhbëhet Bordi! Ahmetaj: Ai frenon abuzimet

Shoferët nuk fikin makinat, vijon normalish qarkullimi te sheshi 'Wilson'

TIRANË- Çmimi i naftës ka arritur në maksimum duke u shitur me 258 lekë për litër dhe kjo ka bërë që qytetarët të paralajmërojnë në protestë. Mirëpo kur ora ka shkuar 12:00, një vëzhgim i bërë nga Report Tv në Tiranë dhe në Elbasan është vënë re se qytetarët nuk i janë kësaj thirrje për të fikur makinat në orën 12:00. Siç shihet edhe në video që sjellin gazetarët nga terreni, në disa rrugë kryesore në Tiranë, por edhe në Elbasan,  qarkullimi ka vijuar normalisht.

Ndërkohë, për shkak të rritje së çmimeve Konfindustria ka kërkuar që të zhbëhet Bordi i Transparencës, duke thënë se qeveria të ndërhyjë me politika fiskale.

" Konfindustria vlerëson, se është domosdoshmëri zhbërja e Bordit të Trasparencës dhe krijimi i Entit Rregullator të Karburanteve si institucion profesional i përhershëm, në varësi të Kuvendit të Shqipërisë sipas shëmbujt të ngjashëm të shteteve fqinje", thotë Konfindustria.

Përgjigja ka ardhur nga zv.kryeministri Arben Ahmetaj, i cili tha se një gjë e tillë nuk do të ndodhë pasi Bordi i Transparencës frenon abuzimet.

"Çdo instrument që do të frenojë abuzimin me çmimet do të fillojë të funksionojë. Do të zbatojmë të gjitha mekanizmat për lehtësim.’- u shpreh Ahmetaj.

Gjatë ditës së djeshme, Bordi i Transparencës vendosi çmime të reja për naftën, benzinën dhe gazin. Nga dje shqiptarët e kanë blerë naftën me 258 lekë/litri, benzinën me 243 lekë/litri dhe gazin 86 lekë/litri.

Foto e publikuar dje (referuar për sot) në rrjetet sociale

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:03
Ishte thirrur protestë për rritjen e çmimit të naftës, qytetarët në Tiranë dhe Elbasan nuk fikin makinat

 

Sot në orën 12:00 ishte thirru një protestë  për të fikur makinat, por nga vëzhgimi i bërë nga Report Tv një gjë e tillë nuk është zbatuar. Kjo sepse pamjet e sjella nga Sheshi 'Wilson' në Tiranë, por edhe Bulevardi kryesor në Elbasan, asnjë makinë nuk është fikur në shenjë proteste se çmimi i naftës ka shkuar në 258 litër.  

Ora 10:08
‘Kur do të ndalojnë së funksionuari bordet për rregullimin e çmimeve?’ Përgjigjet zv.kryeministri

Zëvendës kryeministri Arben Ahmetaj në një konferncë për mediat është përgjigjur se kur do të ndalen se funksionuari bordet për rregullimin e çmimeve. Ahmetaj tha se do të vijojnë që të funksionojë, pasi qeveria do të vijojë të përdorë të gjitha instrumentet që të frenojë abuzimin me çmimet.

‘Sot morëm një seri detyrash. Janë mbi 20 e ca detyra që dha për kabinetin në raporton me hartimin e politikave për përballimin e krizës. Është një krizë e shkaktuar nga njeriu. Do të përdorim të gjitha instrumentet, edhe inovative, që të frenojmë rritjen abuzive të çmimeve. Çdo instrument që do të frenojë abuzimin me çmimet do të fillojë të funksionojë. Do të zbatojmë të gjitha mekanizmat për lehtësim.’- u shpreh Ahmetaj.

Gazetarja: Ju ministër me çfarë keni ardhur në punë sot, se autobusët po fikin kondicionerët për të kursyer naftën?

'Nëse keni interes çfarë bëjnë qytetarë, dua të ndaj me ju se qeveria ka menduar para disa muajve për ato pakte se sot janë publike dhe ne funksion, Shqipëria e ka inflacionin 6.2% dhe kjo ka të bëjë me mbështetjen që ka dhënë qeveria, për mbështetjen e të ardhurave. Ju ftoj ta shikoni gjithë statistikat në rajon Shqipëria është 6.2 më e ulëta në rajon. Është një krizë globale që e ka gjenezën në Ukrainë. Globalisht diskutimi është sit ë sigurohen rrugët e furnizimit. Po në këtë fazë ku gjithë kriza ndërkombëtare e energjisë e preson tregun, ne jemi treg I hapur dhe prekemi nga ajo krizë. Është një krizë që nuk i dihet fundi. Qeveria është e përgatitur që hap pas hapi të marri masat e duhura. Jemi të përgatitur që buxheti i shtetit të përballojë të gjitha detyrimet që ka. Me pensionet, me paketat sociale ne do të vazhdojmë ti angazhojmë të gjitha politikat sociale.'- tha Ahmetaj.

Ora 09:20
Rritja e çmimit të naftës, Konfindustria: Të çbëhet Bordi i Transarencës! Qeveria të ndërhyjë me politika fiskale

1654759336_FriOct214541420209748.jpg

Konfindustria i ka kërkuar qeverisë që të ndërhyjë me politika fiskale për të ulur çmimet e karburanateve , pasi theksojnë se po prodhojnë pasoja shkatërruese për prodhimin vendas.

Sipas duhet duhet të ulet ngarkesa fiskale e karburanteve në nivele si vendet e rajonit, teksa kanë kërkuar edhe çbërjen e Bordit të Transparencës dhe të krijohet krijimi i Entit Rregullator të Karburanteve si institucion profesional i përhershëm.

"Konfindustria kërkon ndërhyrjen e menjëhershme të qeverisë për ndryshimin të politikave fiskale me qëllim uljen e çmimit të karburanteve në tregun shqiptar. Çmimet e larta të karburanteve po prodhojnë pasoja shkatërruese për prodhimin vendor, industritë, bizneset dhe qytetarët shqiptarë.

Çmimi i karburanteve në tregun shqiptar në javën e parë të qershorit 2022 shkoi në rekordin historik të afër 2,3 euro/litër më i larti në rajon dhe nga më të lartët në Europë. Në Kroaci çmimi i naftës është 1,7 euro/litër. Çmime ndjeshëm më të ulta ka Maqedonia e Veriut, Kosova, Mali i Zi, etj.

Konfindustria kërkon si ndërhyrje të parë uljen e ngarkesës fiskale të karburanteve në nivele të njëjta me shtetet e rajonit. Përveç me pasoja të pallogaritshme të rënda në ekonominë kombëtare taksimi shumë i lartë i karburanteve është burimi më i madh i shmangies fiskale me qindra milion euro në dëm të buxhetit të shtetit. Sipas të dhënave krahasuese në Shqipëri deklarohet pothuaj 20% konsum karburanti më pak nga Kosova kur duhet të ishte krejt e kundërta.

Konfindustria vlerëson, se është domosdoshmëri cbërja e Bordit të Trasparencës dhe krijimi i Entit Rregullator të Karburanteve si institucion profesional i përhershëm, në varësi të Kuvendit të Shqipërisë sipas shëmbujt të ngjashëm të shteteve fqinje", thotë Konfindustria.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë