CNN artikull MEK-ut, po përballet me të ardhme të pasigurt! Nuk zbatuan marrëveshjen, bastisja në Manzë me urdhër të Iranit

Prestigjozja amerikane, Cnn I ka kushtuar një artikull të gjatë grupit të MEK, teksa flet për dobësimin e tij e deri tek aksioni I policisë shqiptare në grupin e MEK, në Manzë të Durrësit!

Njjë artikull i medias prestigjoze amerikanë CNN ka sjellë në vëmendje muxhahedinët e MEK dhe të ardhmen e tyre. Sipas artkullit të zgjeruar konferencat vjetore të muxhahedinëve kanë tërhequr politikanët konservatorë të Perëndimit, duke përfshirë ish-zv/Presidentin amerikan Mike Pence, ish-Sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo etj.

Dikur, muxhahedinët e MEK ishin të përcaktuar nga SHBA si grup terrorist, por sot konsiderohen aleatë. Irani nga ana tjetër i akuzon për terrorizëm, duke thënë se kanë kryer seri sulmesh në vitet 1980. Ndërsa MEK-u i mohon këto akuza.

MEK-u është një nga grupet opozitare më të organizuara kundër Republikës Islamike, por ka pak mbështetje mes iranianëve. Kjo për shkak të dhunës së përdorur në të shkuarën dhe për faktin se mbështetën Presidentin e Irakut, gjatë luftës me Iranin.

Një pjesë të madhe tëartikullit të medias amerikane, e merr aksionin e policisë shqiptare në bazën e MEK në Manzë të Durrësit ku;“Ndërhyrja ishte mbi dyshimet se grupi ishte i përfshirë në aktivitet politik. Aktiviteti politik është i ndaluar sipas një marrëveshjeje që i lejon ata që të qëndrojnë në Shqipëri”, shkruan CNN.

Një nga përfaqësuesit e MEK, intervistues në artikullin e CNN, u shpreh se veprimet janë pjesë e një “politike qetësimi” me regjimin në Teheran. Më tej prestigjiozja amerikane vijon duke thënë se Irani e mikëpriti aksionin dhe një zyrtar iranian tha se disa nga hard drive-t e sekuestruara janë dërguar në Teheran.

Për këtë arsye, MEK i bëri thirrje Shqipërisë që të sqaronte nëse ndonjë nga këto pajisje ishin dërguar në Iran. Ndërsa sipas Gobadi shprehur për CNN bastisja “u krye me urdhër ose nën presion” nga Irani.

Në kundërpërgjiigje ndaj akuzave një koordinator shqiptar në Ministrinë e Jashtme tha për CNN se Shqipëria nuk ka dërguar ndonjë material të sekuestruar në Iran. ‘Të gjitha pajisjet e sekuestruara janë tek autoritetet tona dhe do të përdoren për hetimet”,

Gobadi tha se aktivitetet e MEK-ut në Shqipëri dhe vende të tjera kryhen “përputhur me ligjet e vendeve të tyre pritëse”.

Koordinatori i Ministrisë së Jashtme shqiptare ka sqaruar për Cnn se MEK-u ka thyer një marrëveshje për të mos u përfshirë në “aktivitete të paligjshme armiqësore”.  Ndërsa shton se Shqipëria ka paguar një çmim të lartë duke i strehuar ata. Më e keqja, siç shkruan CNN, janë sulmet kibernetike të Korrikut 2022 ku Shqipëria akuzoi Iranin dhe për pasojë ndërpreu marrëdhëniet, por Teherani mohon që të ketë qenë autor i sulmeve.

Në mbyllje të artikullit CNN shkruan se afrimi saudito-iran do t’i dobësojë ata më tej, por ende nuk flitet për “shkatërrimin” e tyre.

M.T/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi