Çobani zbulon shkëmbin me mbishkrime prehistorike, e moshuara: Aty pushonim kur shkonim në mal (VIDEO)

MIRDITE - Një tjetër shkëmb me simbole të ndryshme, piktura dhe kode të veçanta të prehistorisë, është gjetur në fshatin Xhuxhe të Njësisë Administrative të Fanit në Mirditës. Ka qenë një çoban i cili teksa ruante bagëtitë ka pikasur shkëmbin të ngulur në një grumbull dheu me simbolika të përafërta me atë të gjetur pak kohë më parë në këtë zonë dhe menjëherë  ka  njoftuar autoritetet lokale.

Dyshimet janë për piktograme, por do të jenë ekspertët e Agjencisë së Shërbimit Arkeologjik për të saktësuar periudhën dhe për çfarë bëhet fjale.

Drejtori i Kulturës në Bashkinë Mirditë, Gjergj Marku, kërkon që kjo zonë studiohet nga ekspertë të fushës, pasi sipas tij këto gjetje dëshmojnë se ka vlera historike.

"Rasti i rrasës sipër në bjeshkë është më ndryshe dhe është tërësisht i dukshëm me atë varrën që është bërë nga njerëz prehistorik ku mendohet të jetë mijëravjeçar. Ndërkohë kjo e dyta është shumë e vështirë sidomos për një sy të lirë dhe sidomos për një sy amator është shumë e vështirë për ta deshifruar se nëse kemi të bëjmë me hieroglif me gdhendje në gurë pra art shkëmbor. Apo thjeshtë është një ndikim gjemofologjik mbi gurë për vite e vite. Guri është i  vendosur në një stom dheu (grumbull dheu) një gurë i stërmadh për të qenë realist. Në të kalonte edhe një vijë uji. Mbase mund të jetë bërë prej shekujsh ajo vija e ujit dhe kalon mes përmes gurit. Sidoqoftë rëndësi ka që edhe ky të studiohet", shprehet Marku.

Një grua e moshuar banore e zonë tregon se shkëmbin në fjalë e përdornin si pikë pushimi gjatë kohës kur shkonin në mal, por asnjëherë s'e kishin menduar se mbart vlera historike.

Dila Gjoka, Banore e Xhuxhës: Shkonim në mal për dru. Kur vinim vetëm aty pushonim. Bënim pushim të gjithë. Një çoban shkonte gjithmonë aty. Nga vija i thonim nga vija e Gjonajt.

Specialistët e fushës pritet të shkojnë në Xhuxhë për të verifikuar e analizuar këtë zbulim i cili është i dyti në këtë zonë brenda pak muajsh me simbolika të përafërta dhe nëse vërtetë do të kemi të bëjmë me dëshmi të periudhës neolite. Mirdita i shtohet hartës së zbulimeve këto 30 vitet e fundit.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pek: 14/10/2019 22:50

    Ca llafos ti me, po hidrauliku qe shtriu zorren si paska pa me???

    Përgjigju
  • zzz: 14/10/2019 17:52

    Mos u mashtroni kete shkrime i kane bere cobanet duke kullotur dhite

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër