Cocciante, Sequi & Kukan me kostume popullore shqiptare

Cocciante, Sequi & Kukan me kostume popullore shqiptare
Fotografi i njohur Roland Tasho ka një hobi të vjetër. Prej 12 vjetësh, ai fotografon artistë, diplomatë, historianë, albanologë, studiues nga gjithë bota, të veshur me kostume popullore të krahinave të ndryshme të vendit tonë.
Në galerinë e personazheve të Tashos tashmë bëjnë pjesë 50 emra të njohur nga fushat e mësipërme.

Zoti Tasho na ofroi për botim këtë numër tre foto që ai i ka bërë së fundi në Tiranë. Këngëtari i njohur italian , Ricardo Cocciante, ambasadori i Delegacionit Europian, Ettore Sequi dhe europarlamentari Eduard Kukan kanë pozuar për të vetëm pak javë më parë.
veshje popullore


































Idea origjinale e Tashos ka marrë shtysë nga një pikturë e cila portretizon Lord Bajronin me veshje shqiptare. Kjo pikturë është bërë fiks 200 vjet më parë, më 1813. (Burimi Revista Java)

(J.H/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron