Çollaku në Mat me Alibeajn: Këlliçi po kërkon vota për Ilir Metën në Këshillin Bashkiak

Nga Mati ku zhvillua një takim me strukturat e PD-së, deputeti demokrat Kreshnik Çollaku u shpreh se Belind Këlliçi në Tiranë po kërkon votat për kandidatët e Ilir Metes në Këshillin Bashkiak të Tiranë.

Deputeti i Partisë Demokratike nënvizoi se në listën e koalicionit “Bashkë fitojmë” për Tiranën, në 22 vendet e para janë emrat të propozuar nga LSI, që me herët kanë qenë pjesë e PS-së.

“Ne sot vijmë në këtë situatë të vështirë, jo vetëm të ndarë, por duke na u paraqitur si ofertë emri i Ilir Metës, i një njeriu që e kemi pasur ndonjëherë aleat, por shumicën e rasteve kundërshtar politik. Më 29 nëntor shkon në Varrezat e Dëshmorëve dhe nderon me shall pionieri dhe me grusht. Ai nuk është familja jonë politike. E në këtë situatë vijmë, dhe më besoni që kjo situatë ju në Mat e ndjeni më pak. Se këtu nuk ka LSI. A e dini se çfarë ndodh në Tiranë? Lista e këshillit bashkiak, e koalicionit “Bashkë fitojmë”, me kryetar Ilir Metën, dhe mjerisht vota për të cilën po mbledh një miku im, besoj që do ta kem prapë mik pas datës 15, Belindi, në 22 vendet e para të listës së tyre, janë vetëm tre anëtarë të Partisë demokratike. Vetëm tre, jua them me emra. Të gjithë të tjerët eksponentë socialistë të kohës së Nanos, të kohës së Ramës. Imagjinoni se çfarë ndodh në Tiranë. Belindi, miku jonë, detyrohet t’u kërkojë vota demokratëve të Tiranës që të votojnë këshillin bashkiak socialist”, tha Çollaku.

Si ish-drejtues i grupit të këshilltarëve të Partisë Demokratike në Bashkinë e Tiranës, ai solli dhe shembullin se si anëtarët e LSI-së votuan për Veliajn. Ai theksoi se në Tiranë Belind Këlliçi dhe Berisha po kërkon që t’u falë opozitën Ilir Metës dhe socialistëve.

“Ishte momenti kur LSI kaloi në opozitë. Dhe çfarë ndodhi në Këshillin Bashkiak të Tiranës? Votat e PD-së, të drejtuara nga ne plus votat e LSI ishin nja 10 veta, ne mund të merrnim shumicën e këshillit bashkiak. Dhe gjënë e parë që bëra, kontaktova me kryetarin e grupit të LSI, një pedagog, një djalë i mirë, e kanë fshirë nga lista atë. Tha shiko ne do të marrim drejtimin e këshillit bashkiak, votat i kemi, përgatit mocionin, shkarkojmë kryetarin e PS-së dhe vëmë një kryetar nga PD-ja. Dakord më thotë. Mblidhemi dhe thotë: Kemi një problem. Na kanë ikur katër vetë. Si ju kanë ikur 4 vetë tre orë para? Në atë kohë ishte Monika kryetare. Kam marrë Monikën unë në telefon, i kam thënë çfarë po ndodh? Zemra na ikën 4 veta. Si mo ikën 4 veta. Na ikën tha, s’kam çfarë t’u bëj. Jo vetëm na rrëzuan mocionin për ta marrë ne drejtimin e këshillit bashkiak, por me këto vota Erion Veliaj bëri gjithë vendimet në Tiranë. Të katër këta sot, te LSI u kthyen prapë. Po bëjnë thirrje në Tiranë të votohen socialistët e LSI-së, dhe kjo është e pamundur. Kjo na bëri që t’i themi jo kësaj marrëdhënie”, tha Çollaku.

/LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur